Kush janë 5 pasanikët e zhdukur në nëndetësen e Titanik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ende asnjë gjurmë nga nëndetësja e vogël turistike për eksplorimin e rrënojave të Titanikut që u zhduk të dielën, pranë brigjeve juglindore të Kanadasë.

Ekipet e emergjencës janë në luftë me kohën për të gjetur të gjallë 5 turistët që ndodhen në bordin e saj. Sipas detajeve të bëra publike nga autoritetet kanadeze, të zhdukurit janë biznesmeni pakistanez Shahzada Daud dhe i biri Sulejman, miliarderi britanik Hemish Harding 58 vjeç, eksploruesi francez Pol Onri Narzhole dhe vetë drejtuesi ekzekutiv i firmës OceanGate që ofron shërbimin e nëndetëses.

Nëse janë ende gjallë, ata mund të mbijetojnë në thellësi edhe për 40 orët në vijim duke llogaritur rezervat e oksigjenit që ka nëndetësja. Në ndihmë të operacioneve amerikano-kanadeze të kërkimit janë vënë edhe dy avionë të forcave bregdetare të Shteteve të Bashkuara.

Kërkimet po zhvillohen në një zonë të oqeanit Atlantik që ndodhet rreth 700 kilometra larg brigjeve të Nju Faundlendit, atje ku nëndetësja humbi kontaktet të Dielën, 1 orë e 45 minuta pas nisjes nga porti kanadez i St. Xhonsit.

OceanGate CEO Stockton Rush
OceanGate CEO, Stockton Rush
Paul Henry Nargeolet
Suleman dhe Shahzada Dawood
Hamish Harding
Share This Article