ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Faqet e para të gazetave në UK 29 minutes ago
Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve 34 minutes ago
Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet 36 minutes ago
Teatri u shemb, spektakli vazhdon 37 minutes ago
Kush është “zbatuesi hije” i Shtëpisë së Bardhë, me ndikim të jashtëzakonshëm te Trump 40 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Kush janë ata që kundërshtojnë vaksinën anti-Covid në Evropë

albnews by albnews
28 December, 2020
in Bota
0
Kush janë ata që kundërshtojnë vaksinën anti-Covid në Evropë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Annalisa Camilli

“Unë nuk do të vaksinohem kurrë. E kam thënë këtë në të gjitha zyrat, në sheshe ku kemi protestuar dhe do të protestojmë, në televizion dhe në rrjetet sociale”- tha më 16 dhjetor ish-kreu i karabinierëve Antonio Papalardo.

RelatedPosts

Kush është “zbatuesi hije” i Shtëpisë së Bardhë, me ndikim të jashtëzakonshëm te Trump

Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës

Zbuloi skandalin e korrupsionit brenda autoriteteve lokale, qëllohet për vdekje gazetari në Peru

Lideri i jelekëve portokalli – një nga grupet më aktive në protestat kundër masave kufizuese dhe bllokimit për të frenuar Covid-19në Itali – ka akuzuar nga faqja e tij në Facebook filantropin Bill Gejts se ka një projekt eugjenik, dhe dëshiron t`a përdorë vaksinën anti-Covid për të përzgjedhur popullatën.

Teoria e konspiracionit shkon më tej, duke pretenduar se edhe gjyshi i themeluesit të “Microsoft”, kishte pasur një rol aktiv në përhapjen e pandemisë së Gripit Spanjoll të vitit 1918. Kjo tezë mbështetet nga udhëheqësi i Forza Nuova, Roberto Fiore, që e etiketon Gejstin si “një Antikrisht të Manhatanit”, “si një prift të lordëve të diktaturës shëndetësore”.

Kjo teori që mbështetet edhe nga Papalardo, që këshilloi marrjen me joga për t’u shëruar nga Covid-19, është vetëm një nga teoritë imagjinare të konspiracionit të përdorura nga fronti i kundërshtarëve të vaksinave,për të kundërshtuar planin për shpërndarjen e vaksinës,që në Itali do të nisë në janar, siç u njoftua nga Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranca.

Pikërisht tani që qeveritë në të gjithë Evropën po përgatisin një program të tillë, lëvizja kundër vaksinave po organizohet për ta penguar atë. Në Itali, ky fenomen është ende i kufizuar. Për momentin italianët kanë organizuar demonstrata në disa qytete si Roma, Padova, Rimini, Çezena, Firence, në të cilat morën pjesë disa mijëra njerëz.

“Lëvizja kundër vaksinimit, është një dukuri e larmishme dhe komplekse kulturore në Itali”-thotë Eugjenia Tonjoti, profesoreshë e historisë mjekësore në Universitetin e Kaljarit. Sipas të dhënave më të fundit, të siguruara nga Eurobarometri i Komisionin Evropian, rreth gjysma e italianëve (46 për qind), janë të bindur se vaksinat mund të shkaktojnë efekte anësore serioze; rreth një e treta mendojnë se ato e dobësojnë sistemin imunitar (32 për qind), dhe se mund të shkaktojnë sëmundjen nga e cila supozohet të mbrojnë (34 për qind).

Vetëm 15 për qind mendojnë se gripi mund të shkaktojë vdekjen, dhe e njëjta përqindje raportohet edhe për hepatitin, fruthin dhe tetanozin.

“Kundërshtimi më i organizuar ndaj vaksinave, ka qenë gjithmonë më i fortë në veri, veçanërisht në Veneto dhe Trentino Alto Adixhe. Ai nisi të merrte formë në vitet 1990, i nxitur nga studimi i mjekut britanik, Endrju Ueikfilld, botuar (dhe më vonë tërhequr) nga revista shkencore “The Lancet”, që sugjeronte një lidhje të mundshme midis sëmundjes së zorrëve, autizmit dhe vaksinës trivalente.

“Ai studim pati një jehonë të paparë. Edhe pse u  hodh poshtë më vonë nga studime të panumërta, ai la një gjurmë të qëndrueshme në frikën kolektive”- shpjegon Tonjoti, që shton se interneti ka ndikuar shumë në përhapjen e një teze të tillë.

“Në Itali ka një bashkim midis komuniteteve të ndryshme konspirative. Për momentin lëvizja kundër vaksinave është periferike si në nivelin politik ashtu edhe në atë shoqëror”- thotë gazetari Leonardo Bianki. Pritet se çfarë do të ndodhë muajt e ardhshëm, sepse sipas disa sondazheve, skeptikë ndaj vaksinës në vend janë 41 për qind e popullsisë italiane, mbi të cilën mund të zhvillohen fushata bindëse.

“Nëse lëvizja do të mbështetet nga partitë e krahut të djathtë si LEGA dhe Fratelli d’Italia, ato mund të ndikojnë në fushatën për vaksinimin kundër Covid-19, duke pasur parasysh shkallën e lartë të të pavendosurve në Itali”- mendon Bianki.

Ndërkohë protesta të ngjashme kundër masave bllokuese kanë ndodhur në të gjithë Evropën në muajin e fundit:në Zvicër, Gjermani, Francë, Britani dhe Austri. Mohuesit e ekzistencës së Covid-19 dhe ata kundër vaksinës kanë dalë në rrugë, duke pasur një farë vëmendje nga publiku.

Nga viti 2019, numri i llogarive të aktivistëve kundër vaksinave në rrjetet sociale është rritur me 7.8 milion. 31 milion përdorues ndjekin grupet anti-vaksinë në Facebook, dhe 17 milion në YouTube. Më 11 dhjetor në Paris, rreth 100 njerëz demonstruan përpara Ministrisë së Shëndetësisë kundër “diktaturës shëndetësore”.

Mes tyre kishte dhe disa Jelekë-verdhë. “Shërimi është më i keq se sëmundja”- shkruhej në një nga pankartat e sjella. Në Francë, lëvizja kundër vaksinimit i ka rrënjët e thella. Midis viteve 2019-2020, gatishmëria e francezëve për t’u vaksinuar ra nga 63 në 50 për qind. Gjithashtu po në Francë, filmi konspirativ “Hold-Up” u pa nga miliona shikues në internet. Aty pandemia cilësohet si një shkatërrim i planifikuar i njerëzimit, “një holokaust” kundër më të varfërve në botë. Kur Youtube e bllokoi filmin, një nga drejtueset e së djathtës ekstreme Marian Lë Pen,e akuzoi platformën se kishte kryer një censurë. / “Internazionale” – Bota.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Faqet e para të gazetave në UK

Faqet e para të gazetave në UK

28 December, 2025
Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve

Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve

28 December, 2025
Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

28 December, 2025
Teatri u shemb, spektakli vazhdon

Teatri u shemb, spektakli vazhdon

28 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result