Kush janë dy banorët e rinj të ‘Big Brother VIP’

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbrëmë në Big Brother VIP kanë hyrë dy banorë të rinj. Bëhet fjalë për balerinin Graciano Tagani si dhe për prezantuesen e njohur, Erjola Doçi.

Për Gracianon kjo është hyrja e dytë në një format të tillë, ndonëse kësaj radhe VIP. “Jam gati të dalë e fundit”, ishte batuta e Erjolës në oborr përpara se të hynte në shtëpi.

Në klipin e saj hyrës, Erjola u shpreh se banorët më të fortë sipas saj janë Ilnisa dhe Juli.

Graciano: Hello.

Ledioni: Kjo është fjala e fundit në gjuhën e huaj sepse nuk të lejon Vëllai i Madh të flasësh në gjuhë të huaj. A keni ftohtë more? Ore Graciano, po jepja xhupin vajzës?

Graciano: Ndoshta nuk më pse, por isha kështu bashkë me Erjolën.

Ledioni: A jeni gati?

Graciano: Më gati se kurrë.

Erjola: Unë jam gati të dal e fundit Ledion.

Ledioni: A bravo, sepse ata që u futën gati për të dalë të fundit dolën të parët, kështu që te ty i kemi shpresat.

Share This Article