“Kush ka përdorur Encro Chat ose Sky ECC”, gazetari zbërthen aplikacionet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazetari Eni Ferhati foli në lidhje me aplikacionet e Encro Chat dhe Sky ECC, ku dekriptimi i tyre ka çuar në pranga disa persona të përfshirë në botën e krimit.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se Sky ECC është përdorur masivisht dhe nga shqiptarët, që u fuqizua pasi u mbyll Encro Chat.

Ai nënvizoi se për të mbajtur aktiv aplikacionin Sky ECC paguheshin 160 euro në muaj.

“Ky aplikacion është çmontuar dhe është mbyllur në vitin 2021 nga një operacion i Europol. Në Shqipëri nuk dihet kush ka qenë grosisti i këtij aplikacioni. Duhet të blije një telefon të përshtatshëm për shkarkimin e këtij aplikacioni. Duhet të paguaje 160 euro në muaj që ky aplikacion të ishte aktiv. Sky ECC është përdorur masivisht dhe nga shqiptarët. Sky ECC u fuqizua pasi u mbyll Encro Chat. Si rezultat i bisedave të zbardhura nga ky aplikacion janë  arrestuar 6500 persona.

Share This Article