• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, May 12, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Kush mban përgjegjësinë për konfliktet në Veri dhe cilat do të jenë lëvizjet e radhës së Kosovës e Serbisë

Kush mban përgjegjësinë për konfliktet në Veri dhe cilat do të jenë lëvizjet e radhës së Kosovës e Serbisë

by albnews
25 September, 2023
in Kosova
0
5
VIEWS

Konflikti i armatosur në Kosovë sikur i ka zënë në befasi autoritetet në Beograd. Këto zhvilime kanë ngritur shumë pyetje që ende nuk kanë përgjigje.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç theksoi se vendi (Serbia) është në gjendje të rëndë dhe thekson se ky është momenti më i vështirë për vendin dhe popullin serb, që nga viti 2004 dhe 2008.

Sipas tij, fajtori kryesor për situatën aktuale është Albin Kurti, i cili dëshiron ta fusë Serbinë në konflikt me NATO-n. Aleksandar Vuçiç i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe të ketë policë serbë në veri, sepse vetëm kështu mund t’i jepet fund konflikteve.

Kryengritja për shkak të “terrorit të Kurtit”

Kur bëhet fjalë për vetëkonfliktet e armatosura, të cilat pala shqiptare i vlerësoi si terrorizëm, presidenti i Serbisë theksoi se “serbët u rebeluan për shkak të terrorit të Kurtit dhe arrestimeve të shumta të serbëve nga Policia e Kosovës”. Aleksandar Vuçiç thotë se qëllimi kryesor i pushtetarëve në Prishtinë është që ta fajësojnë Beogradin për vrasjen e policit dhe se kjo mundësi është shfrytëzuar edhe për propagandë kundër Kishës Ortodokse Serbe. Ai theksoi se autoritetet serbe ende janë duke u shqyrtuar të gjitha detajet e ngjarjeve tragjike dhe se në bazë të kësaj do të përgatitet terreni për marrjen e vendimeve të mëvonshme.

Vendimet e shumta të gabuara

Për momentin realisht kemi shumë pyetje të hapura, thotë analisti i politikës së jashtme Boshko Jakshiç për DW.

“Para së gjithash, çfarë kërkonte grupi i armatosur i serbëve në manastirin e Banjskës dhe cili ishte qëllimi i tubimit atje”, shton ai. Në anën tjetër, sipas Jakshiç, nuk është shumë e qartë pse Policia e Kosovës akoma nuk e ka bërër të ditur identitetin e serbëve të arrestuar. Pra, ka një sërë paqartësish, por dimensioni politik është pakrahasueshëm më i rëndësishëm se të gjitha të tjerat, thekson bashkëbiseduesi ynë.

“Së pari tregon se sa i gabuar ka qenë vendimi për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës dhe nga Policia e Kosovës. Është e vërtetë që Kurti po shkakton incidente, por duke qenë se Vuçiç i udhëheq këto negociata dhe se është ai që duhet të sigurojë sigurinë e serbëve, kjo është një lloj disfate për Vuçiçin”, pohon Jakshiç.

Beogradi ka humbur epërsinë

Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç deklaron se “ata që e përkrahën agresionin ndaj Serbisë në vitin 1999 vazhdojnë politikën e tyre dhe mbështesin Albin Kurtin, dëshira e të cilit është të shkaktojë luftë”. Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare praktikisht lejon që të ndodhë një konflikt në Kosovë. Sipas tij, “populli serb ka të drejtë të mbrohet dhe të shprehë vullnetin e tij politik dhe se nuk dëshiron konflikt me askënd”.

Ndërsa kryeministrja Ana Brnabiç akuzon Albin Kurtin për përshkallëziminaktual dhe thotë se “presidenti serb Aleksandar Vuçiç edhe më parë ka paralajmëruar se mund të ketë konflikt të armatosur në veri të Kosovës”.

Përshtypja në Beograd është se ky zhvillim i ngjarjeve nuk i ka pëlqyer palës serbe, sepse vjen në kohën kur dukej se Albin Kurti disi po e humbte mbështetjen e faktorëve ndërkombëtarë. Këtë përshtypje ndan edhe Boshko Jakshiç, i cili “nuk mendon se pas këtij veprimi qëndron Vuçiçi, por kjo e bën problemin edhe më serioz”. Kjo mund të nënkuptojë se presidenti Vuçiç nuk e ka, ose e ka humbur kontrollin mbi nacionalistët militantë. Nuk e dimë nëse është ky aksion është zhvilluar në bashkëpunim me rusët, të cilët përmenden, por mund të themi me siguri se serbët e kanë humbur avantazhin që ua kishte dhënë Kurti javët e fundit. Promovimi i ndikimit rus është një nga komponentët e kësaj krize. Mendoj se pas vrasjes së policit nuk flitet më për asociacionin e komunave serbe”, tërheq vëmendjen Jakshiq.

Presidenti i Serbisë tashmë ka pasur një takim me lidhur me këto ngjarje me ambasadorin rus në Beograd Aleksandar Bocan Harçenko, ku ishtge edhe ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç. Me atë rast, presidenti Vuçiç e njoftoi ambasadorin rus “për faktin se në Kosovë dhe Metohi po kryhet spastrim etnik brutal i organizuar nga institucionet e përkohshme të Prishtinës dhe nga Albin Kurti, me mbështetjen e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare”, deklaroi Vuçiç në Instagram.

Kujt i shkon në favor status quoja?

Presidenti i Serbisë po ashtu vlerësoi se ky ishte një lloj rebelimi nga ana e serbëve “për shkak të terrorit të Kurtit” që po bën së fundmi. Sipas bashkëbiseduesit tonë, “tingëllon logjike, por gjithmonë bëhet një gabim me këtë rast. Gjithmonë thuhet se është arrestuar një serb, por nuk thuhet shkaku pse është arrestuar dhe për çfarë dyshohet. Thjesht fakti që dikush është serb e shfajëson atë menjëherë nga çdo lloj faji dhe në këtë mënyrë po rritet tensioni”.

Është e vështirë të parashikohen lëvizjet e ardhshme të të dyja palëve. Tani për tani kemi dënime të fuqishme të sulmeve të grupeve të armatosura ndaj pjesëtarëve të policisë që po vijnë nga përfaqësues ndërkombëtarë. Boshko Jakshiç beson se “do të përdoret fraza e zakonshme që përsëritet në situata të tilla, që është de-përshkallëzimi. Me siguri do të vijë deri te kjo. Nuk është as në interesin e Kurtit që konflikti të përshkallëzojë, e aq më pak është në interesin e Beogradit. Kjo do të thotë rikthim në status quo, që është situata më e keqe, sepse mua më duket se një gjë e tillë i përshtatet më së shumti Kurtit dhe Vuçiqit, pavarësisht se ky status prishet ndonjëherë nga disa incidente. Por të krijohet përshtypja se ajo që quhet bashkësia ndërkombëtare nuk ka metoda efektive për të ushtruar presion mbi të dy për të bërë një lloj përparimi”, përfundon Boshko Jakshiq.

Previous Post

Franca tërhiqet edhe nga Nigeri

Next Post

Kina merr përsipër rindërtimin e Sirisë

albnews

albnews

Related Posts

Ngërçi me konstituimin e Kuvendit në Kosovë, Osmani nis takimet me forcat politike më 15 maj
Kosova

Ngërçi me konstituimin e Kuvendit në Kosovë, Osmani nis takimet me forcat politike më 15 maj

12 May, 2025
Zgjedhjet në Shqipëri/ Kryekomunari i Drenasit voton në Tiranë, “zbulon” kandidatin që mbështet
Albania

Zgjedhjet në Shqipëri/ Kryekomunari i Drenasit voton në Tiranë, “zbulon” kandidatin që mbështet

11 May, 2025
Kurti për moskonstituimin e Kuvendit e fajëson opozitën: Zgjedhjet mund të përsëriten, por…
Kosova

Kurti për moskonstituimin e Kuvendit e fajëson opozitën: Zgjedhjet mund të përsëriten, por…

10 May, 2025
Next Post
Kina merr përsipër rindërtimin e Sirisë

Kina merr përsipër rindërtimin e Sirisë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

12 May, 2025
Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

12 May, 2025
Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

12 May, 2025
Të gjitha gratë e dënuara në burgun e Pojskës, me mazhorancën

Të gjitha gratë e dënuara në burgun e Pojskës, me mazhorancën

12 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4680 shares
    Share 1872 Tweet 1170
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2385 shares
    Share 954 Tweet 596
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1860 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1807 shares
    Share 723 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1694 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM