• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, May 16, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Kush qëndron pas dhunës në protestat për George Floyd në SHBA?

Kush qëndron pas dhunës në protestat për George Floyd në SHBA?

by albnews
5 June, 2020
in Bota
0
3
VIEWS

Protestat e këtyre ditëve në të gjithë Shtetet e Bashkuara kanë qenë kryesisht paqësore, me pjesëmarrjen e njerëzve me prejardhje të ndryshme racore nga të gjitha sferat e jetës, të rinj e të moshuar. Ato kanë përfshirë nëna të cilat frikësohen se ajo që ndodhi me George Floydin, një afrikano-amerikan që vdiq ndërsa ishte ndaluar nga policia, mund t’i ndodhë fare mirë djemve të tyre.

Por shumë prej netëve që nga vdekja e George Floydit, kanë qenë të ndryshme, mbushur me dhunë të shfrenuar, zjarrvënie, vandalizëm e përleshje me policinë. Gjithashtu ka pasur incidente të izoluara kur është qëlluar ndaj policisë. Nga ana e tyre, protestuesit fajësojnë policinë për taktikat e ashpra dhe thonë se ata thjesht po mbrojnë veten e tyre.

Por kush qëndron pas dhunës?

Presidenti Donald Trump dhe disa prej zyrtarëve të lartë të administratës së tij akuzojnë për aktet e dhunës, provokatorë “të së majtës radikale”. Prokurori i Përgjithshëm William Barr e ka drejtuar gishtin tek “grupet ekstremiste të majta”, përfshirë Antifa-n, një rrjet grupesh autonome të majta që zbatojne praktika përplasjeje për të arritur qëllimet e tyre politike.

Disa guvernatorë demokratë nga ana e tyre kanë fajësuar grupet e ekstremit të djathtë, duke vënë theksin edhe tek një njoftim i kësa jave nga gjigandi i medias sociale “Twitter” se kishte pezulluar për nxitje të dhune, një llogari të lidhur me një grup nacinalistësh të bardhë të quajtur, “Identity Evropa”. Llogaria ishte krijuar me një profil të rremë të Antifa-s dhe ishte e lidhur me llogari të tjera false që furnizonin vazhdimisht me informacione false e provokuese, duke akuzuar autoritetet dhe kompanitë që ofrojnë shërbimin e internetit për censurimin e lajmeve që lidheshin me protestës.

“Facebook-u” njoftoi gjithashtu këtë javë se kishte pezulluar disa llogari të lidhura me grupe të bardha nacionaliste, pasi ato nxisnin njerëzit që të sillnin armë në protesta. Ndërkohë, anëtarët e të ashtuquajturës lëvizja “Boogaloo”, një grup amorf i ekstremit të djathtë e të majtë, janë parë të marrin pjesë në protesta në disa shtete, përfshirë Minesotën, Teksasin dhe Pensilvaninë, veshur këmisha me motive të Havait, shenjë identifikuese e tyre. Disa përkrahës të “Boogaloo” janë pjesë e një lëvizjeje më të gjerë të supremacistëve të bardhë të quajtur “accelerationists” të cilët janë pro trazirave civile dhe dëshirojnë të nxisin polarizimin e dhunshëm politik, duke shpresuar se do të përfundojë me rrëzimin e rendit aktual politik të SHBA.

Studiuesit e Projektit Kundër ekstremizmit (CEP), një organizatë ndërkombëtare që merret me hartim politikash, themeluar për të monitoruar dhe luftuar grupet ekstremiste, thonë se supremacistët e bardhë dhe neo-nazistët kanë festuar javën e kaluar mbi trazirat në rrugë. Në kanalin e tyre në “Telegram” një grup i dhunshëm neo-nazist, njoftohet se u kishte rekomanduar 5,500 ndjekësve se një protestë e madhe do të siguronte mundësinë e përsosur për të kryer një vrasje. CEP tha se në një tjetër kanal në “Telegram” u tha se ishte koha e duhur për të sulmuar sinagogat ndërsa punonjësit e zbatimin e ligjit janë të shpërqendruar nga trazirat civile.

Por vazhdon të jetë e paqartë se deri në çfarë mase grupet radikale të së majtës apo të djathtës ekstreme kanë qenë në gjendje të orkestrojnë akte dhune. Zëvendës shefi i policisë së Nju Jorkut për Zbulimin dhe Kundër Terrorizmit John Miller, beson se anarkistët dhe grupet radikale të majta kanë ushqyer aktet e dhunës në qytet. “Para se të fillonin protestat, organizatorët e grupeve të caktuara anarkiste u organizuan për mbledhjen e parave për të garantuar lirimin me kusht si dhe njerëzve që do të merreshin me këtë gjë. Ata kishin si qëllim të rekrutonin mjekë dhe ekipe mjekësore me pajisje, në pritje të një përplasjeje të dhunshme me policinë”, tha ai.

Zoti Miller shtoi se “ata u përgatitën për të kryer dëmtime pronash dhe u kërkonin njerëzve që i ndiqnin që kjo gjë të bëhej në mënyrë selektive dhe vetëm në zona të pasura ose në dyqane që tregtojnë mallra të shtrenjta në pronësi të korporatave”. Një në shtatë nga ata që u arrestuan në Nju Jork për vepra të paligjshme kundër rendit publik ishin nga jashtë qytetit, gjë që sic thonë zyrtarët është një fakt që krijon dyshime.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit në disa shtete të kontaktuar nga “Zëri i Amerikës” thonë se ata besojnë se aktorët nga jashtë një shteti u futën në mesin e protestuesve të komunitetit lokal që demostronin paqësisht. Por ata e pranojnë se ende po përpiqen të vlerësojnë se sa kanë qenë në gjendje provokatorët që të orientojnë rrjedhën e ngjarjeve në rrugë. Disa zyrtarë thonë se nuk duhet shumë për t’i vënë zjarrin situatës dhe për të nxitur turma në një gjendje të shqetësuar, apo pasionantë, duke krijuar një cikël të dyanshëm dhune.

Analistët dhe studiuesit që merren me grupet radikale thonë se kanë pak dyshime nëse ekstremistët ishin të përfshirë në aktet e dhunës gjatë protestave. “Do të duhet kohë për të zbuluar nëse rrjetet ekstremiste janë përfshirë ose jo” i tha “Zërit të Amerikës”, Brian Levin, profesor i drejtësisë penale në universitetin shtetëror të Kalifornisë, San Bernardino dhe drejtor i Qendrës për Studimin e Urrejtjes dhe Ekstremizmit.

“Disa prej të arrestuarve duket se janë të lidhur me të majtën ekstreme, por të tjerë duket se janë nga e djathta. Disa nga prej tyre thjesht mund të jenë manipulatorë që nxisin situata për emocione momenti ose janë kriminelë oportunistë dhe jo vetëm ideologë, të tjerët individë të paparashikueshëm”, shtoi ai. Dallimi mes tyre mund të jetë i vështirë. “Ne kemi një peizazh socio-politik shumë të fragmentuar aktualisht në Amerikë dhe me në kushtet kur institucionet janë nën stres, përfshirë pandeminë dhe zgjedhjet mendoj vërtet se duhet të rivlerësojmë përmasën e kërcënimit. Ekziston një rezervuar i thellë për rekrutë të mundshëm ekstremistë”, shton ai./VOA

Previous Post

Griezmann: Dua ta përfundoj karrierën në SHBA

Next Post

Covid-19 në Kosovë: 1.147 të infektuar, 30 viktima dhe 874 të shëruar

albnews

albnews

Related Posts

EMRI-FOTO/ Kush është shqiptari në listën e më të kërkuarve në Europë
Albania

EMRI-FOTO/ Kush është shqiptari në listën e më të kërkuarve në Europë

15 May, 2025
Rënia e Joe Biden dhe si kamuflua nga ajo nga ekipi i tij, libri i dy autorëve amerikan që zbulon prapaskenat
Bota

Rënia e Joe Biden dhe si kamuflua nga ajo nga ekipi i tij, libri i dy autorëve amerikan që zbulon prapaskenat

15 May, 2025
Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë
Bota

Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë

15 May, 2025
Next Post
Vazhdon rënia e rasteve të reja me koronavirus në Kosovë

Covid-19 në Kosovë: 1.147 të infektuar, 30 viktima dhe 874 të shëruar

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

15 May, 2025
Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

15 May, 2025
Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

15 May, 2025
Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

15 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4707 shares
    Share 1883 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM