Të gjitha gratë e familjes mbretërore treguan pikëllimin e tyre në mënyra të ngryshme teksa morën pjesë në ceremoninë pritëse të Mbretëreshës Elizabeth II, tregoi një eksperte e gjuhës së trupit.
Që nga momenti i vdekjes së Mbretëreshës, Princesha e Uellsit, Kate Middleton, u shfaq në heshtje e pikëlluar teksa ndiqte arkivolin nga Buckingham Palace në Westminster me makinë.
Asaj iu bashkua Sophie, kontesha e Wessex, e cila “gëlltiti lotët” ndërsa Meghan, Dukesha e Sussex, mori një shprehje fytyre “të përsosur” ndërsa rrinin krah burrave të tyre dhe familjarëve të tjerë.
Familja Mbretërore, dukej sikur performonte në një koreografi, duke ecur në një formacion shumë formal, sipas ekspertes së gjuhës së trupit, Judi James.
Arkivoli i Mbretëreshës ishte i mbështjellë në standardin mbretëror dhe i stolisur me kurorën vezulluese dhe kurora të tjera me lule të bardha.
William, Princi i Uellsit dhe Harry, Duka i Sussex, lanë përsëri grindjen e tyre të vazhdueshme dhe qëndruan pranë njëri-tjetrit ndërsa shoqëronin gjyshen e tyre në Shtëpinë e Parlamentit.
Ekspertaj James, tha për MailOnline se formaliteti i rastit u prish vetëm për një moment të shkurtër kur Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle, shtrinë krahët për t’u kapur dorë për dore ndërsa u larguan nga ceremonia.