Kush tentoi të hapte restorantin e Nusretit në Tiranë? Gazetari tregon shifrën e “çmendur” që kërkoi kuzhinieri turk

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një biznesmen shqiptar ka tentuar të sjellë brendin e restoranteve të Nusretit në Tiranë. Kështu ka deklaruar gazetari i kronikës Artan Hoxha.

Ai u shpreh se personi në fjalë kishte kërkuar të merrte brendin e Nusretit, për të hapur një restorant në Tiranë, por kuzhinieri i famshëm Nusret Gokçe kishte kërkuar plot 7 milionë dollarë.

“Është tentuat ta sjellin këtu Nusretin si brend. Donte dikush nga këta të sillte Nusretin si brand në Tiranë, por kërkoi 7 milionë dollarë.”, u shpreh gazetari Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Nusret ka aktualisht linjë restorantesh në 7 vende të botës, përfshi Greqinë dhe vendlindjen e tij Turqi, ku ka 9 restorante.

Share This Article