“Kushdo që i lëndon, përdhos Zotin!”- Papa Françesku dënon dhunën ndaj grave: Ato duhet të mbrohen dhe respektohen

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Vatikan, Papa Françesku kujtoi vitin 2023 si një vit të shënuar nga vuajtjet e kohës së luftës. Gjatë bekimit të tij tradicional të së dielës nga një dritare me pamje nga sheshi i Shën Pjetrit, ai ofroi lutje për “popullin e munduar ukrainas dhe popullsinë palestineze dhe izraelite, popullin sudanez dhe shumë të tjerë”.

“Në fund të vitit, ne do të kemi guximin të pyesim veten se sa jetë njerëzore janë shkatërruar nga konflikti i armatosur, sa të vdekur dhe sa shkatërrime, sa vuajtje, sa varfëri,” deklaroi Papa Francesku ne meshen e mbajtur ne Vatikan qe perkoi edhe me diten nderkombetare te paqes.

Françesku dënoi dhunën ndaj grave, teksa foli për Italinë, shtet që po tenton të largohet nga një kulturë e shovinizmit mashkullor që shpesh ka çuar në femicid.

Papa kishte bërë më herët disa apele për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave. Por, fjalët e përdorura për këtë çështje të hënën ishin të parat që kur në nëntor në Itali u vra brutalisht studentja 22-vjeçare, Giulia Cecchettin.

Vrasja e saj nxiti protesta dhe në thirrje që respekti për vajzat të futet në programet shkollore që nga cikli i ulët i arsimit.

“Çdo shoqëri duhet ta pranojë dhuratën që është gruaja, çdo grua: që ato të respektohen, të mbrohen dhe të dihet se kushdo që e lëndon një grua e përdhos Zotin”, tha Papa.

Ligjvënësit italianë në mënyrë unanime kanë mbështetur disa masa që synojnë të ulin dhunën ndaj grave, pasi pas vrasjes së studentes u rihap debati kombëtar për këtë çështje.

Ish i dashuri i studentes e ka pranuar vrasjen, tha avokati i tij.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Italisë, mbi 100 gra janë vrarë më 2023, gjysma e të cilave nga partnerët apo ish-partnerët e tyre.

Share This Article