Kushi: Janë 1100 mësues dhe 1600 nxënës me Covid

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për tre ditë shkollat në vendin tonë do të jenë të mbyllura si pasojë e motit të acartë. Sot ministrja Kushi tha se shkollat janë mbyllur për shkak të ngrirjes së depozitave.

Ndërkohë në një përgjigje për mediat Ministrja e Arsimit Evis Kushi u shpreh sot se në sistemin e arsimit po shihet si problem edhe infektimit i mësuesve dhe i nxënësve.

Sipas Kushti janë të infektuar rreth 1100 mësues si dhe 1600 nxënës.

“Shkollat i mbyllem se ngrinë depozitat dhe ishte problem rruga e fëmijëve për në shkollë. Janë pak shkolla që nuk ka ngrohje, disa me dru, disa me kaldaja, kemi një bashkëpunim më Bashkitë. Nuk ka lidhje ky vendim, vetëm me sistemin e ngrohje, por edhe rreziku që mund të ketë nga shtëpia në shkollë. Në këtë vendim e kemi marrë javën e kaluar kur parashikimet thonin që temperaturat shkonin deri -17 gradë, është një vendim që mund të rishikohet, nëse do përmirësohet situata. Nuk ka lidhje me situatën e COVID, edhe pse jemi duke e monitoruar në të gjithë shkollat e vendit, edhe pse ka një rritje, 1100 mësues me COVID dhe 1600 nxnësës”, tha Kushi.

Share This Article