Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë qelisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pasi Gjykata Kushtetuese riktheu Erion Veliajn si Kryetar i Bashkisë së Tiranës ka ‘shpërthyer’ festa pranë qelisë ku ndodhet krybashkiaku.

Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga gazetari Isa Myzyraj, mbështetësit e tij kanë festuar me fishekzjarre pranë Paraburgimit të Durrësit ku mbahet kryebashkiaku. 

Më herët Gjykata Kushtetuese rrëzoi qeverinë për shkarkimin e Veliajt si kryetar i Bashkisë Tiranë dhe shfuqizoi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet në Tiranë.

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë qelisë

Share This Article