“Kushtetuesja”/ Kim: Mjaft me lojëra, mos prisni BE të marrë vendim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim,  ka reaguar përsëri në lidhje me bëjen funksionale e Gjykatës Kushtetuese.

Kim është shprehur gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”, se qytetarët nuk duhet të presin deri zgjedhjet e ardhshme për të pasur një Gjykatë Kushtetuese.

“Unë nuk mendoj se njerëzit duhet të presin deri zgjedhjet e ardhshme për të pasur një Gjykatë Kushtetuese. Ata nuk duhet të presin derisa BE të marrë një vendim, për të pasur sundim të ligjit. Ata e duan tani. Ata e donin një vit më parë. Ata e donin katër vjet më parë. Ata e donin 30 vjet më parë. Ka ardhur koha. Ka ardhur koha. Mjaft me lojra”!, shprehet ambasadorja Kim.

Ndërkohë, intervista e plotë do të transmetohet sonte në mbrëmje, ora 18:00, te “Zëri i Amerikës”.

Share This Article