Kushti i PSG: Mbappe, jo te Real Madrid

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Teksa mori konfirmimin nga Mbappe se nuk dëshiron të zgjasë kontratën aktuale përtej Qershorit 2024, PSG shpalli gatishmërinë për shitjen e tij te ofertuesi më i mirë, mundësisht jo tek Real Madrid.

PSG nuk do të jetë në gjendje të mbyllë asnjë negociatë pa miratimin e lojtarit, por ankandi është i hapur dhe ofertës tashmë të konfirmuar nga Liverpool dhe Manchester United i bashkohet edhe Chelsea.

Presidenti Nasser Al-Khelaifi është i bindur se stërlinat angleze mund ta largojë Mbappen nga Real Madrid. Ai madje do të ishte i gatshëm t’ia shesë Mbappen futbollit anglez për më pak se 250 milionë, shumë që Real Madrid është i gatshëm të paguajë këtë verë.

Oferta e parë e Chelsea është 120 milionë dhe dy lojtarë. PSG mund të zgjedhë mes Sterling, Mount dhe Pulisiç. Ardhja e Nkunku nga Leipzig, është një mundësi për të bindur Mbappen, pasi është një nga miqtë më të mirë që kanë në skuadrën franceze.

Share This Article