uvendi i Shqipërisë miratoi sot 2 marrëveshjet me Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut për ripranimin e personave dhe transferimin e personave të dënuar.
Kështu Kuvendi miratoi sot me 82 vota pro, 0 kundër dhe 2 abstenim projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, për ripranimin e personave dhe protokollit zbatues të marrëveshjes”.
Kuvendi miratoi me 95 vota pro, projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, mbi transferimin e personave të dënuar”.
Kuvendi miratoi me 95 vota pro dhe 1 abstenim projektvendimin “Për disa shtesa në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”.
Kuvendi miratoi me 89 vota pro, 5 kundër dhe 2 abstenim projektvendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 67/2021 “Për caktimin e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit” të ndryshuar””.