ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Akuzohet për vrasjen e Klevis Lleshit, Aurel Hoxhës i sekuestrohen 5 milionë euro pasuri 3 hours ago
Një krizë e re në sfond: Pse të gjithë po blejnë ar? 4 hours ago
Nderimi i Enver Hoxhës nga Kuvendi, Berisha akuza Peleshit: Është si të fusësh Hitlerin në Bundestag 5 hours ago
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Jozefina Topalli: Nëse nuk reflektojmë, ky vend do të shkojë në humnerë 5 hours ago
Kosovë/ Arrestohet analisti Fatmir Sheholli, dyshohet për përfshirje në spiunazh për Serbinë 5 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kuvendi i Kosovës ende i pakonstituuar, Gjykata Kushtetuese i heq veton Listës Serbe, lë 12 ditë afat për gjetjen e zgjidhjes

albnews by albnews
9 October, 2025
in Kosova
0
Kuvendi i Kosovës ende i pakonstituuar, Gjykata Kushtetuese i heq veton Listës Serbe, lë 12 ditë afat për gjetjen e zgjidhjes
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një javë pas njoftimit se Kuvendi nuk është i konstituuar, Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë aktgjykimin e plotë.

Lista Serbe ishte ankuar për zgjedhjen e Emilija Rexhepit si nënkryetare e parlamentit nga radhët e komuniteteve të tjera pakicë, raporton korrespondentja e Top Channel, Leonita Bajrami.

RelatedPosts

Kosovë/ Arrestohet analisti Fatmir Sheholli, dyshohet për përfshirje në spiunazh për Serbinë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikon aktgjykimin e plotë, 12 ditë kohë afat deputetëve për konstituimin e Kuvendit

Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës

Për këtë “Gjykata konstaton se procedura për zgjedhjen e nënkryetares së Kuvendit nga komunitetet e tjera që nuk janë shumicë nuk është në kundërshtim me Kushtetutën”.

Partia më e madhe serbe në Kosovë u ankua edhe për mos zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e këtij komuniteti.

Gjykata konstatoi se e drejta e propozimit të nënkryetarit nga komuniteti serb është e shumicës apo numrit më të madh të deputetëve nga radhët e këtij komuniteti.

Po ashtu, bën të qartë se kriteri i propozimit të kandidatit të njëjtë vetëm tre herë vlen edhe për pozitën e nënkryetarit.

Në rastin konkret thotë se kjo e drejtë është shfrytëzuar në seancat e kaluara edhe përmes propozimit të një kandidati nga radhët e Listës Serbe, por edhe me short.

Përkundër kësaj, Gjykata Kushtetuese thotë se deputetët kanë dështuar të zgjedhin nënkryetarin nga komuniteti serb dhe kësisoj nuk është konstituuar Kuvendi i Kosovës.

Në këtë aktgjykim, Kushtetuesja e njeh vazhdimin e punës së parlamentit në rast se nuk zgjidhet një nënkryetar pas ezaurimit të të gjitha mundësive, por në “Gjykata thekson se ky nuk është rasti në rrethanat konkrete sepse dështimi për konstituimin e Kuvendit në rastin e tanishëm i atribuohet mosvotimit të shumicës së deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, për kandidatët e propozuar, qoftë  të propozuar drejtpërdrejt nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë, respektivisht komunitetit Serb; ose përmes procedurës së shortit”.

Kështu, Gjykata Kushtetuese obligon deputetët që brenda 12 ditëve të mbetura të kthehen në sallë e të marrin pjesë në procesin për zgjedhjen e nënkryetarit serb.

“Gjykata thekson se deputetët e zgjedhur të Kuvendit duhet të jenë të pranishëm dhe votojnë për, kundër apo të abstenojnë për zgjedhjen e nënkryetarit të komunitetit Serb, në frymën e detyrimit për bashkëpunim konstruktiv në mirëbesim”, thuhet në aktgjykim.

Tetë kandidatë të komunitetit serbë nuk kanë marrë nga tre herë 61 votat që duhet për t’u zgjedhur nënkryetar, derisa dy prej tyre kanë refuzuar kandidaturën.

Megjithatë, “Gjykata konsideron se kriteri për votimin 3 (tri) herë për të njëjtin kandidat në vetvete nuk mund të bëhet pengesë për konstituimin e Kuvendit, nëse afati 30 (tridhjetë) ditor për konstituimin e Kuvendit nuk ka përfunduar dhe me kusht që të ketë vullnet të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit për ta konstituuar Kuvendin”.

Gjykata Kushtetuese ua rikujton deputetëve se përfaqësimi i komuniteteve që nuk janë shumicë në Kuvend përfshirë edhe në Kryesinë e Kuvendit është detyrim kushtetues.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Akuzohet për vrasjen e Klevis Lleshit, Aurel Hoxhës i sekuestrohen 5 milionë euro pasuri

Akuzohet për vrasjen e Klevis Lleshit, Aurel Hoxhës i sekuestrohen 5 milionë euro pasuri

9 October, 2025
Një krizë e re në sfond: Pse të gjithë po blejnë ar?

Një krizë e re në sfond: Pse të gjithë po blejnë ar?

9 October, 2025
Nderimi i Enver Hoxhës nga Kuvendi, Berisha akuza Peleshit: Është si të fusësh Hitlerin në Bundestag

Nderimi i Enver Hoxhës nga Kuvendi, Berisha akuza Peleshit: Është si të fusësh Hitlerin në Bundestag

9 October, 2025
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Jozefina Topalli: Nëse nuk reflektojmë, ky vend do të shkojë në humnerë

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Jozefina Topalli: Nëse nuk reflektojmë, ky vend do të shkojë në humnerë

9 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result