Kuvendi i Kosovës mban seancë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me rastin e shënimit të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kuvendi i Kosovës organizon seancë të veçantë, e cila do t’i kushtohet ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Seanca mbahet më 9 mars 2020, në orën 11.00.

Vasfije Krasniqi është njëra nga femrat e rralla kosovare që ka folur për dhunën e përjetuar seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ajo si 16-vjeçare ishte marrë nën kërcënimin e armëve nga shtëpia e saj më 13 prill 1999 nga një burrë me uniformë të Policisë së Serbisë.

Rreth 20 mijë gra i janë nënshtruar dhunës seksuale gjatë luftës së fundit.

Vasfije Krasniqi tanimë jeton në SHBA dhe është nënë e dy fëmijëve

Share This Article