Kuvendi i Maqedonisë pranon dorëheqjen e Zaevit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot ka konstatuar dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, e cila përfshin edhe dorëheqjen e gjithë qeverisë.

Zaev dha dorëheqjen dje pas katër vjet e gjysmë në krye të qeverisë, duke thënë në shpjegim se është një hap logjik që del nga rezultati i zgjedhjeve lokale dhe se është shprehje e përgjegjësisë së marrë për rezultatet e zgjedhjeve.

Zaev, i cili së fundi u largua edhe nga pozita udhëheqëse në partinë në pushtet LSDM, në të cilën është që nga viti 2013, ka qenë kryeministër që nga 31 maji 2017 dhe fitoi mandatin e dytë si kryeministër në zgjedhjet e 15 korrikut.

Gjatë mandatit të tij si kryeministër, Maqedonia Veriore u bë anëtare e NATO-s, por nuk arriti të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE-së për shkak të bllokadës së Bullgarisë.

Në gusht 2017, Zaev nënshkroi Marrëveshjen për Partneritet Strategjik, Miqësi dhe Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë, dhe në qershor 2018, qeveria e tij nënshkroi Marrëveshjen e Prespës me Greqinë për të zgjidhur mosmarrëveshjen e gjatë të emrit. 

Share This Article