Kuvendi i Miatonisë miratoi ligjet e pa dekretuara nga Ivanov

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi leximin e tretë të ligjeve të cilat nuk janë dekretuar nga presidenti Gjorgje Ivanov.

Ligji për Agjencinë Teknike Operative, Ligji për komunikime elektronike, Ligji për tatim mbi vlerën e shtuar dhe Ligji për qasje deri tek informacionet me karakter publik u miratuan me shumicë votash.

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi mbylli seancën e sotme në pikën e 12 duke mos vënë në votim të tretë Ligjin për marrëdhënie pune, Ligjin për dokumente elektronike dhe Ligji për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, njofton AlsatM.

Për seancën e sotme ishte ftuar edhe presidenti Ivanov, por i njëjti nuk i është përgjigjur thirrjes së kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi.

I pari i ligjvënësit në brifingun e fundit me gazetarët shpjegoi se Kuvendi shqyrton mundësinë që ligjet e mos dekretuara nga Ivanov të vendosen në votim edhe gjatë fushatës presidenciale, pasi as Rregullorja dhe as Kushtetuta nuk kufizon punën e ligjvënësit derisa vijon fushata. Jo zyrtarisht shumica parlamentare nuk përjashton mundësinë që praktikën e njëjtë Ivanov ta zbatojë deri në fund të mandatit, gjë që lë hapësirë të kuptohet se një pjesë e ligjeve të sapo miratuara, e për të cilat nevojitet firma e Ivanovit, do të kthehen në lexim të tretë pas zgjedhjeve presidenciale.

Ligjet e mos dekretuara i pret fati i Ligjit mbi përdorimin e gjuhëve i cili po ashtu nuk u firmos nga Ivanov.

Pas leximit të tretë i njëjti u dërgua në gazetën zyrtare, duke hyrë në fuqi pa firmën e kryetarit të shtetit. Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut, pas leximit të tretë, obligon kreun e shtetit të nënshkruaj dekretin e ligjit të cilin e ka kthyer pas leximit të dytë.

Gjatë leximit të tretë amendamente mund të parashtrohen vetëm për nenet për të cilët kanë ndryshuar pas leximit të parë.

Share This Article