Kuvendi i PD-së miraton ndryshimet e propozuara nga Basha

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar sot ndryshimet në Statutin e partisë të propozuara nga kreu i selisë blu, Lulzim Basha.

Në 12 propozimet e Bashës në statutin e PD-së,  përfshihet  zgjerimin e kryesisë me të tjerë anëtarë dhe shtimi i numrit të sekretarëve. Basha propozoi edhe krijimin e Këshillit Koordinues të Qarkut për organizimet elektorale.

Në zgjerimin e Kryesisë është përfshirë edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar, ku aktualisht është Bujar Nishani, Kryetarin e Bordit Financiar, Kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarin e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikes.

Në këtë kryesi duhet ruajtur edhe respektimi gjinor, ku jo më pak se 30 % e anëtarësisë të jetë grua. Të gjitha këto propozime të Bashës u miratuan sot përmes Statutit të ri me 60 nene.

Tashmë në Kuvendin Kombëtar të PD do të votohet për Këshillin e ri Kombëtar, ku delegatët do të zgjedhin 300 anëtarët e rinj.

Me Këshillin e ri Kombëtar, Partia Demokratike nis një fazë të gjerë ristrukturimi, duke nisur nga nënkryetarët, sekretarët e më pas edhe ristrukturimin në bazë.

Share This Article