Kuvendi i PD-së, Paloka: Të verifikonin firmat, me 1 formular të falsifikuar do të mbyllja procesin

albnews
By
1 Min Read

Thirrjen e një Kuvendi të dytë nga Lulzim Basha Edi Paloka e sheh një hile alla Rama që nuk bën asgjë tjetër veçse përçan PD.

Për Ora News me gazetarin Everest Dedaj ai thotë se kryetari i partisë do të duhej të verifikonte 4200 firmat e delegatëve dhe nëse një prej tyre do të dilte e falsifikuar ai do të ndërpriste procesin.

Paloka: Everest, kemi një formular me emrin tënd që është firmosur nga ty. Ke firmosur ti formular, po ose jo? Kaq e thjesht ishte! Nëqoftëse ai thoshte jo, e ti kishe formularin në dorë, une do rekomandoja që aty të mbyllej procesi i verifikimit dhe pala tjetër të thoshte që ja urdhëro ka falsifikim. Nuk e pranuan këtë dhe shpallen një Kuvend të dytë që për mua është një lloj hileje alla Rama dhe që për fat të keq të çon vetëm në përçarje.

Share This Article