ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Mahmood pritet të miratojë rregullin ‘vetëm qëndrime të përkohshme’ për azilkërkuesit e suksesshëm 7 hours ago
Dëbimet pa faj do të ndalohen në Angli nga maji 7 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 7 hours ago
BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim 7 hours ago
Guvernatori i Oklahomës fal të dënuarin me vdekje pak para injektimit 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Kuvendi i zgjat afatin Komisioneve të Vettingut

albnews by albnews
10 February, 2022
in Albania
0
Mes shumë debatesh, Kuvendi i Shqipërisë miraton buxhetin e vitit 2022
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Me 118 vota pro, asnjë kundër dhe 4 abstenim, Kuvendi miratoi sot pas një seance maratonë ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e afateve të Komisioneve të vettingut.

Mes 4 abstenimeve, 3 i përkasin LSI, përkatësisht Kryemadhi, Vasili dhe Xhixho, ndërsa deputeti i katër i LSI-së Çela votoi pro.

RelatedPosts

“The New York Times” më 1957: Struktura fizike e shqiptarëve shpreh sëmundjen kronike të dorëzimit

Bllokohen 50 ton misër nga Serbia në Elbasan

Tragjike në SHBA, humbin jetën në moshë të re studiuesi shqiptar dhe e fejuara e tij

Leximi i rezultatitnga Nikolla u shoqërua me duatrokitjet e deputetëve.

Në votim nuk morën pjesë ish-kryeministri Berisha dhe deputetët mbështetës të tij.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, u shpreh se me të drejtë të Zotit vota e deputetëve demokratë duhet të ishte kundër vettingut por shtoi se kanë përgjegjësi për shtetformimin.

Alibeaj: Me të drejtë të Zotit do të duhet të votonim kundër. Së pari për koherencë morale, sepse e kemi parashikuar që do të shkonte situata në këtë derexhe. Nëse do të ishim individë do të votonim kundër. Të gjitha këto defekte që e kanë cënuar reformën në drejtësi janë në sytë e shqiptarëve. Por duhet të themi disa gjëra. Drejtori i RTSH është në burg, kryebashkiaku i Lushnjës është në burg, 2 ministra të qeverisë së Ramës janë në burg dhe mesa duket një i tretë pritet. Ky është fakt. Reforma filloi mbrapsht kur ligjet u votuan në mënyrë të njëanshme. Ç’duhet bërë? Me të drejtë të zotit dhe ndjesi të lartë morale duhet të votojmë kundër se pari për koherencë morale.

E kemi parashikuar derexhenë ku do ndodheshim. Por burrnia politike nuk është ajo që i shmanget kësaj Foltoreje. Nuk duhet të bishtojmë. Analet e historisë do të shkruajnë atë që kemi vendosur ne sot këtu. A kemi përgjegjësi publike për shtetformimin? Këtë menduam ne sot, dje dhe pardje? Me të drejtën e Zotit do votonim kundër, por shërbimi që do i bëjmë qytetarëve na detyroi që të vendosim pro, pa asnjë dridhje qerpiku. Media, njerëz do të thotë që shkuar bashkuar votën. Personalisht e pranoj por interesi publik prevalon. Konsiderojmë edhe partnerët tanë që ndodhen aty në lozhe. Ka edhe kosto për ne, e kuptoj. Ju imagjinoj të gjithëve në banaqe. Do e pranojmë edhe këtë për hir të integrimit. Miqtë e mi mbani kokën larg, ne kemi një virtyt që zor se gjendet.

Ndërsa Taulant Balla duke hedhur poshtë akuzat e Berishës për një marrëveshje PS-PD, tha se ka qenë i bindur se do bashkonin votat pasi sipas tij sot fitoi Shqipëria.

Balla: Kam qenë besimplotë se do e miratonim sëbashku këtë ndryshim kushtetues, duke mos parë llogoret politike. Të gjithë prokurorët e gjyqtarët duhet të vetohen njësoj. Akuzat ë u thanë për marrëveshje ‘over night’ i refuzoj me përbuzje, është vetëm ndërgjegjësim i të gjithëve për nevojën për të çuar përpara këtë proces. Ndryshimet janë depozituar që para 4 muajsh dhe kanë marrë proces të gjatë konsultimi. Të gjithë i qëndrojnë qëllimeve të para, të reformës në drejtësi.

Vettingu është një element thelbësor për të garantuar një nivel të dukshëm integriteti të magjistratëve. Sot ka më shumë besim te drejtësia sa kishte dje. Mbi 800 subjekte janë fitur në sitën e vettingut, KPK ka dhënë 491 vendime, 183 vendime konfirmimi në detyrë, 273 shkarkimi. Në qershor do të mbeteshin pa përfunduar edhe 300 çështje, që do i kalonin në Këshillin e Lartë Gjyqësorë dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Besoj që një shumicë e madhe e deputetëve ka votuar në mbështetje të këtij ndryshimi kushtetues. Nuk ka asnjë marrëveshje okulte. Sot fitoi Shqipëria.

Kuvendi miratoi gjithashtu ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare për reformën territoriale dhe atë zgjedhore, të kërkuara nga Partia Demokratike.

Me 120 vota pro, 3 abstenim dhe 0 kundër, u votua ngritja e komisionit të posaçëm për reformën territoriale.

Ndërkohë për komisionin e reformës zgjedhore, deputetët votuan 119 pro, 0 kundër dhe 0 abstenim./Ora News/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Mahmood pritet të miratojë rregullin ‘vetëm qëndrime të përkohshme’ për azilkërkuesit e suksesshëm

Mahmood pritet të miratojë rregullin ‘vetëm qëndrime të përkohshme’ për azilkërkuesit e suksesshëm

14 November, 2025
Dëbimet pa faj do të ndalohen në Angli nga maji

Dëbimet pa faj do të ndalohen në Angli nga maji

14 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

14 November, 2025
BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim

BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim

14 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result