Kuvendi Kombëtar i Bashës, PD: Përmes eventit Balla-Brava, fitoi sot nga Rama monopolin e pengut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Garo me anë të një postimi në Facebook është shprehur se më i vetmuar dhe i braktisur se kurrë, Basha, përmes eventit Balla-Brava, fitoi sot nga Rama monopolin e pengut.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka komentuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar që Lulzim Basha bëri me mbështetësit e siguruar me ndihmën e pushtetit. Garo me anë të një postimi në Facebook është shprehur se më i vetmuar dhe i braktisur se kurrë, Basha, përmes eventit Balla-Brava, fitoi sot nga Rama monopolin e pengut.

Postimi i Plotë:

Reagim i zëdhënëses së PD Floriana Garo: Më i vetmuar dhe i braktisur se kurrë, Peng Basha, përmes eventit Balla – Brava, fitoi sot nga Rama monopolin e pengut! Thënë ndryshe, nuk ka rëndësi si e sa keqpërdoret e konsumohet, rëndësi ka që ai do vazhdojë të jetë përjetësisht peng – kryetar dhe askush tjetër nuk mund t’ja marrë këtë “privilegj”. Demokratët e vërtetë kanë zgjedhur të përballen me Ramën dhe jo të bëhen pjesë e shoqatës së pengjeve Basha apo pazareve të tij!

Share This Article