Kuvendi miraton me 104 vota pro raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Raporti është miratuar me 104 vota pro, ndërsa 7 deputetët kanë votuar vota ishin kundër miratimit të raportit të Komisionit,

Pas votimit ka rezultuar se dy fleta votimi kanë dalë abstenim dhe një  fletë ka rezultuar e pavlefshme. 

Në tentativën e dytë, socialistët janë të vendosur për t’i shkuar deri në fund shkarkimit të Ilir Metës nga posti i Presidentit, duke vendosur edhe precedentin e parë në historinë e parlamentarizmit.

Kuvendi i Shqipërisë, është mbledhur në orën 10;00, ku do të miratojë raportin dhe propozimin e komisionit hetimor për largimin e parakohshëm të Presidentit nga institucioni me argumentin se ka shkelur rëndë Kushtetutën.

Mazhoranca, e cila mori edhe këtë nismë për shkarkimin e Metës, kërkon 94 vota pro raportit të këtij komisioni, ndërkohë nga ana tjetër Presidenti nuk e ka njohur këtë nismë të mazhorancës, madje e ka cilësuar nul dhe anti kushtetuese.

Share This Article