Albania
Kuvendi miraton shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor
Kuvendi i Shqipërisës ka miratuar me 91 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenim shtyrjen e Gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Shqipëri, deri më datë 23 qershor.
Seanca e sotme e parlamentit, e dyta në kohë të emergjencës për shkak të koronavirusit, është shoqëruar me debate e përplasje mes qeverisë e opozitës së re parlamentare.
Disa deputetë të opozitës së re si Rudina Hajdari e Myslim Murri janë shprehur kundër shtyrjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Një tjetër aspekt i seancës së sotme parlamentare ka qenë dhe fakti se shumë deputetë nuk kanë respektuar masat e distancimit apo mbrojtjes përmes maskave e dorezave
Më poshtë disa nga fjalët e mbajtura prej deputetëve:
Myslim Murrizi: Dëgjova zonjën Spiropali, nuk e di për zgjatjen e afatit a jeni konsultuar me kapon se ai tha 30 ditë do jetë darkod, e mos i vjen SMS nga llozha Taulantit shkarkohet Ulsua dhe vjen data tjetër, prandaj, flisni para e të mbushni kutitë, flisni me dashurinë e Lalzit dhe aleancës së ngjalave.
Rikthimi pas një divorci formal, ashtu si familjet shqiptare ndaheshin për të marrë një kile vaj e sheqer, kështu jeni ndarë edhe ju me Skënderbeun e Kushteutës, besëlidhjes së Lezhës numër tre dhe u pajtuat, nga gjithë kjo tollovi përveç fatkeqësive që humbën jetën, ndodhi se ai njoftoi legjitimitetin e kuvendit, kodi që gardiani që firmosi dje kërkon 84 vota, se nga i gjeti 84 të ligjshëm, mbase ka ardhë ka votuar edhe gardiani vetë. Gjithë sa votuam ne këtu, i madhërishmi doli dhe tha lere se kam bërë shaka, fali të gjitha, 6 mijë gjoba që kanë prerë 12 mijë policë, kush I pyet ata, ky është ai që sjell peshqeshe, pse votoni kot, pyesni kapon njëherë që është dakord për 23 apo jo, e pastaj pyesni të madhin apo del nesër e thotë falen të gjitha. Për ca i hapni hotelet, kush do flejë në hotel, kur shqiptarët janë të mbyllur. Do hapni rrugët ju, burri në timon gruaja skic, i thoni atij ju që ju që burra e gra flenë bashkë në krevat gjithë natën, apo jo, po në gjumë ca bëjnë këta.
Arben Ahmetaj: “Gjendja e fatkeqësisë natyrore duhet shtyrë mendon shumica e mazhorancës. Është një grup që e shfrytëzon kohën për replikë boshe politike, dhe një grup qoftë Roshi, qoftë Halili, qoftë Enveri, jo vetëm që diskutojnë për çështje serioze çfarë po ndodh me jetën e qytetarëve apo çfarë po ndodh me biznesin e madh. A duhet shtyrë gjendja e fatkeqësisë natyrore? Të diskutosh janë 30 apo 60 ditë se po e përdor mazhoranca…Jemi duke folur për jetë njerëzish. Një jetë njeriu është e shtrenjtë, dhe janë 27 qytetarë që kanë humbur jetën dhe janë 27 familje që kanë humbur njerëzit e dashur. por po të bëni një krahasim, në një debat njerëzor me njëri-tjetrin në funksion të mbrojtjes së qytetarëve. nëse do merrnim numrat e Serbisë dhe Maqedonisë dhe do ecnim me logjikën e Serbisë, Shqipëria do të kishte 100 fatalitete, po të kishim trajektoren e Italisë, Zot na ruaj. Nëse do ishte ajo situatë ju do thonit fajin e ka qeveria. Është përgjigjja e qeverisë dhe e juaja nëse doni për të frenuar përhapjen e virusit. Dhe diskutimi duhet të jetë në funksion të jetës së qytetarëve dhe me dritë në fund të tunelit. Të drejtat e njeriut janë themelore, dhe më themelorja është e drejta e jetës”.
Rudina Hajdari: Deri më sot nuk kam dëgjuar një shpjegim logjik që pse po i marrim hapat e deritanishme. nuk dëgjoj asnjë plan konkret të qeverisë, ju sot kërkoni një shtyrje të afatit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, pse jo 2 javë apo 30 ditë sa e lejon afati. Nuk jam këtu për të kundërshtuar qeverinë, por po përfaqësoj popullin dhe për t marrë një përgjigje mbi arsyet konkrete pse e kërkoni këtë ndryshim. Nuk keni dhënë asnjë arsyetim, pse i keni ndryshuar fashat orare, pse çfarë ndryshoi nga dje, çfarë është kjo fazë e dytë, sa faza do ketë. Kur kërkohet llogari nuk do të thotë që po kundështohet, një deputet e ka për detyrë të kërkojë llogari. Është e drejta ime, pse izoluat sghqiptarë me 8 raste dhe sot po i kërkoni me 25 raste në ditë. Sot thoni hajde lironi bizneset dhe në fakt rastet po rritet dhe kur kishte vetëm 8 raste i izoluar. Çfarë garancie u jepni qytetarët që situata nuk po përshkallëzoni, ju i thoni njerëzve është më i sigurt të eci në rrugë se të ecë me makinë private. Ku është shpjegimi juaj, ku i keni epidemiologët që ju japin këto mendime? nuk mundet të merrni këto vendime. Pse u tërhoqët pa asnjë lloj konsultimi nga të drejtat Europian të të Drejtave të njeriut. A u nxituat, a është kjo si në 97? Unë them se jo. Pse vazhdoni të thoni se e-albania paska kompetencën e duhur, a janë ekspert të fushës, kush janë këto që japin leje që të dalim jashtë. Kërkoni ta shtyni këtë gjendje me dy muaj, të hapni bizneset. Kjo është një situatë shumë e ndërlikuar për shqiptarët, sot u thoni që do e keni këtë gjendje edhe për 2 muaj pa u dhënë asnjë shpjegim”
Taulant Balla: Pse qeveria i ka kërkuar kuvendit zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme? Sot janë 29 raste të reja. Z. Gjoni ju thatë që nuk është ndonjë gjë e madhe se kemi 27 jetë të humbura, për mua edhe një jetë e humbur është fatkeqësi. Kur të keni mundësi bëjini një telefon kolegut Adriatik Alimadhi. Pyeteni si është të kalosh COVID-19 dhe pastaj hajde na shisni dëngla këtu. Është një situatë e vështirë, një gjendje e vështirë. Ne iu shprehim ngushëllimet atyre familjeve që kanë humbur të dashurit, lutemi për ata që janë në gjendje të vështirë. Në këtë situatë kaq sfiduese, për qeverinë, për sistemin tonë shëndetësor gjej rastin t’i falënderoj për punën heroike gjatë këtyre javëve, një mirënjohje e ndjerë ndaj shprehjes së ndërgjegjes qytetare në nivele më të larta që kanë bërë mjekët, infermierët dhe pse ndonjëri u mundua të përdorte detyrën që pati misioni i parë në Itali.
Kolegë edhe këto masa të sotme që përfshihen në gjendjen e fatkeqësisë natyrore kanë në fakt mesazhin që jemi ende në një situatë delikat. Rreziku jemi më shumë ne njerëzit se sa virusi. Ne sot jemi rrezik potencial i vetvetes. Sulmi i armikut padyshim që nuk na gjeti në befasi. Ne kemi kaluar për mrekulli këtë fazë të parë, nuk numërojmë dhjetëra të vdekur në ditë por shohim përditë se si kemi arritur të kemi një kurbë që është më në kontroll se në vendet e Europës. Nuk shohim të na mungojnë shtretërit e spitaleve, nuk kemi të humbur në radhët e bluzave të forta”
Albania
Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi, sektori në rënie të lirë
Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi. Tkurrja e fondeve që qeveria po i vë çdo vit në dispozicion po bën që sektori të prodhojë më pak vlerë të shtuar në ekonominë e vendit. Kjo ecuri negative u vu edhe më shumë në dukje në tremujorin e tretë të vitit gjatë së cilit kontributi i bujqësisë në ekonomi ishte negativ… 0.41 për qind më pak se në po të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.
“Kam shkruar një artikull në vitet 2000 ku thosha se bujqësia është si puna e një lope që milet tre herë në ditë dhe ushqehet vetëm një herë. Kjo lopë, në këtë rast bujqësia është e destinuar të vdesë”, thotë për A2, Esmeralda Ballesha, eksperte për bujqësinë.
Bujqësia ka hyrë tashmë në cikël rënës, e ndikuar nga njëra anë, nga pakësimi i popullsisë në fshat nga emigracioni i brendshëm dhe i jashtëm dhe mungesa e subvencioneve shtetërore, në anën tjetrën, që e kanë përkeqësuar klimën në sektor.
“Duhet ta themi hapur. Të gjitha qeverisjet në këto 30 vite kanë qenë neglizhente për sa i përket politikave me fshatin. Mentaliteti i qeverive ka qenes e fshatari mori tokën e tij e tani le t’ia dalë vetë. Kjo ka qenë fatale për sektorin e bujqësisë”, thotë Ballesha.
Vitin e kaluar, prodhimi në sektorin bujqësor shënoi rënie me 0.69 për qind. Kjo ndodhi në një kohë kur ekonomia u rrit me gati 3.5 për qind, çka dëshmon se sektori është lënë tashmë në rënie të lirë. “Unë them që minimalisht bujqësia duhet të ketë në dispozicion 800 milionë euro. e Theksoj. Minimalisht. Për të kapur ritmin e vendeve të tjera të Rajonit. Më tej në Europë jemi larg konkurrencës”, thotë Ballesha.
Të jesh i madh, jo gjithmonë do të thotë se ke avantazh. Shembulli më i mirë në vend është bujqësia. Kontributi i saj në ekonomi ka qenë gati 22 për qind e totalit, por sektorit përherë e më shumë po merr më pak para nga buxheti i shtetit. Rrjedhimisht po prodhon më pak vlerë të shtuar në ekonomi.
Albania
Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Përmes po postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se edhe partitë e tjera politike të Kosovës mbajtën qëndrime dinjitoze gjatë fushatës, për respektimin e vullnetit të qytetarëve.
Po ashtu Berisha shkruan se këto zgjedhje treguan se në Kosovë ka garë të lirë dhe demokratike, shkruan A2 CNN.
Kreu i PD nuk harroi të akuzonte kryeministrin Edi Rama për pengim të procesit të rregullt zgjedhor në Shqipëri.
Postimi i Berishës:
Zgjedhjet Parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë
Të dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet palamentare të parakohshme, të dytat në një hark kohor 10 mujor. Këto zgjedhje për fushatën, procedurën e votimit, garën e lirë, administrimin e votës ishin një sukses i vërtetë i demokracisë së re të Kosovës dhe mbarë qytetarëve të saj dhe shpresoj një frymëzim për shqiptarët në Shqipëri, ku armiku i egër i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, Ramaduro i Europës, ka shndërruar procesin jetik të zgjedhjeve të lira në farsë të shëmtuar elektorale.
Me këtë rast dua të uroj përzemërsisht qytetarët e lirë të Kosovës, autoriteret e vendit dhe institucionet e administrimit të procesit zgjedhor dhe forcat politike për arritjen e vërtetë të rendit demokratik të vendit të tyre.
Uroj fituesin e zgjedhjeve Z. Albin Kurti për fitoren e thellë të këtyre zgjedhjeve, por edhe të gjitha forcat e tjera politike për pjesëmarrjen dhe qëndrimet e tyre dinjitoze gjatë fushatës dhe respektimin e vendimit të sovranit. Dhe njëherë urime Kosovës, krenari e shqiptarëve! #sb
Albania
Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë
Qytetarët e Vlorës kanë protestuar sërish sot para dyerve të Bashkisë pasi prej 4-5 ditësh janë pa ujë të pijshëm pas një defekti në linjën kryesore të ujësjellësit.
Njëri prej qytetarëve ka telefonuar kryebashkiaken Brunilda Mersini duke i kërkuar që të vijë personalisht dhe të bisedojë me qytetarët për situatën por Mersini i ka mbyllur telefonin qytetarit pa i dhënë asnjë zgjidhje.
Si pasojë e pakënaqësisë, qytetarët janë zhvendosur në rrugën kryesore, duke bllokuar qarkullimin. Ata kanë pasur disa përplasje me policinë dhe kanë hedhur vezë dhe letra higjenike para ambienteve të Bashkisë.
Ndërkohë, Ujësjellësi i Vlorës ka njoftuar banorët se uji i sjellë me autobotë duhet përdorur vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum oral. Në njoftim thuhet:
‘Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.’
Nga ana tjetër qytetarët shprehen se autoboti që shihni në foto përdoret për zhbllokimin e pusetave të ujërave të zeza, por tani po shpërndan edhe ujë dhe në pikë të hallit kanë marrë bidonat dhe po mbushin ujë.
-
Albania8 hours agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
UK8 hours agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports7 hours agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania9 hours agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania24 hours agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
Albania24 hours agoAnomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
