“Kuvendi nuk u shpreh!”- U largua nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, reagon Flutura Açka: ‘Dy dado vrasin fëmijën’! S’doja që situata të bëhej qesharake

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetja e PD-së Flutura Açka ka reaguar pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve nga e cila u largua, siç shpjegon vetë për të mos e bërë qesharake situatën mes kolegëve.

“Kuvendi NUK u shpreh
dhe shpresoj të shprehet shpejt, sepse, siç edhe thashë në Konferencën e Kryetarëve, nga e cila u largova të mos e bëj qesharake situatën mes kolegëve të mi, me të cilët më shumë gjëra më bashkojnë se më ndajnë – “dy dado e vrasin fëmijën!”.

Do t’i lutesha medies të jetë korrekte me çdo lajm. Vetë nuk do të bëj kurrë lajme me sms, sepse fyej veten dhe medias së cilës (mund) t’ia çoj.

Partia Demokratike nuk ndihmohet me kaos, por me distancë higjienike nga interesi personal i çdonjërit prej nesh, me përgjegjësinë politike të deleguar nga shqiptarët”.

Acka
Share This Article