Albania
Kuvendi shënon 25 vjetorin e miratimit të Kushtetutës, Kreu i Gjykatës së Lartë: U desh ky ndryshim që Sistemi i Drejtësisë të tronditej
Në Tiranë, Kuvendi shënoi sot me një konferencë të posaçme 25 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Shqipërisë përmes një referendumi kombëtar.
Autoritete të larta të shtetit dhe të drejtësisë vlerësuan reformën në drejtësi, qëndrueshmërinë e Kushtetutës së re si dhe ndikimin e saj në procesin e integrimit europian dhe zhvillimin e demokracisë në vend.
Presidenti Bajram Begaj deklaroi se sot Shqipëria duhet të mbrojë parimet themelore të Kushtetutës, po rishikimi i saj për shkak të zhvillimeve dhe realitete të reja duhet vlerësuar me kujdes për t’i shërbyer të ardhmes europiane.
Duke folur në një tubim kushtuar 25 vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Shqipërisë përmes një referendumi kombëtar, presidenti Begaj kujtoi se ndryshimet kushtetuese të vitit 2016 reformuan sistemin e drejtësisë, forcuan pavarësinë e saj si dhe përshpejtoi integrimin europian të vendit.
“Referuar Progres-Raportit të këtij viti, Shqipëria ka bërë hapa pozitive në reformat që ka ndërmarrë, veçanërisht në reformën në drejtësi, e cila po jep rezultate të dukshme, duke kontribuar gjithashtu në ecurinë e procesit të integrimit evropian”, theksoi zoti Begaj.
Parimet themelore të Kushtetutës, të drejtat e njeriut, vlerat kombëtare dhe universale i mbron Gjykata Kushtetuese, e cila ka tashmë një përbërje të re edhe për shkak të procesit të vettingut.
Kjo Gjykata është përfshirë tashmë në trajtimin e çështjeve me rëndësi si reformat zgjedhore, territoriale, konfliktet mes pushteteve dhe kompetencave, si dhe kushtetutshmëria e disa nismave ligjore.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, thotë se depolitizimi i sistemit gjyqësor është një sfidë e vazhdueshme në Shqipëri, si në çdo demokraci të zhvillim.
“Reforma kushtetuese e vitit 2016, e njohur si reforma në drejtësi, synoi shkëputjen e politikës dhe të ndikimit të saj në përzgjedhjen e gjyqtarëve të lartë, duke bërë kështu një përpjekje domethënëse për depolitizimin e gjyqësorit”, tha zonja Zaçaj.
Në konferencë nuk ishin të pranishëm deputetë opozitarë, ndërsa morën pjesë deputetë socialistë, përfaqësues të sistemit gjyqësor dhe ekspertë ndëkombëtarë. Shteti i së drejtës është një element themelor i Kushtetutës, që zhvillon një shoqëri të lirë, demokracinë e saj, kulturën, paqen, pronën dhe mirëqenien, theksoi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
“25 vitet që kaluan nga miratimi me referendum i Kushtetutës kanë qenë një ushtrim demokracie, kontributesh, përpjekjesh e vështirësish për ndërtimin e shtetit të së drejtës, konsolidimin e institucioneve demokratike, avancimin e reformave, zhvillimin e ekonomisë, rritjen e mirëqenies dhe respektimin e lirive e të drejtave të qytetarëve”, tha zonja Nikolla.
Sistemi i drejtësisë po përballet me një numër të madh të çështjeve gjyqësore të mbartura në vite. Megjithatë, strukturat e reja të drejtësisë po përpiqen të rritin transparencën dhe barazinë e shtetasve para ligjit, duke lënë mënjanë falë procesit të vetingut, politizimin, paaftësinë dhe korrupsionin, sëmundje shumëvjeçare, thotë kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.
“U desh ndryshimi në Kushtetutë që sistemi i drejtësisë të tronditej, për të bërë reformimin dhe për të fituar gradualisht besimin. Pavarësisht se ndryshimet prekën vetëm një nga degët e pushtetit shtetëror, sot çdo shqiptar është i ndërgjegjshëm se efektet që solli ky ndryshim janë gjithëpërfshirëse. Ato nuk prekën vetëm gjyqtarët dhe prokurorët, por ato po afektojnë çdo ditë jetët e shumë shtetasve dhe shtetarëve në Shqipëri”, tha zoti Sadushi.
Pas një përpjekje të dështuar me një referendum në nëntorin e vitit 1994, Shqipëria miratoi po me referendum në nëntorin e vitit 1998 Kushtetutën e parë të demokracisë pas afro gjysmë shekulli diktaturë komuniste, e cila ndaloi të drejtën e pronës dhe besimit fetar, lirinë e lëvizjes dhe pluralizmit politik, si dhe në tërësi shkelte liritë dhe të drejtat njerëzore.
Albania
Vendimi i qeverisë, zbardhet skema e re e kompensimit, nga 600 deri në 1800 lekë shtesë në muaj, ja kush përfiton
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve, një masë që hyn në fuqi si pjesë e paketës së Buxhetit 2026.
Vendimi synon të mbështesë pensionistët me të ardhura të ulëta dhe të mesme, duke përcaktuar shuma konkrete shtesë që variojnë nga 600 deri në 1,800 lekë në muaj.
Sipas vendimit të propozuar nga Ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, fondi total për këtë skemë kap vlerën e 9.8 miliardë lekëve.
Si ndahen kategoritë dhe sa është shtesa?
Qeveria ka ndarë përfituesit në 5 kategori kryesore, bazuar në nivelin e të ardhurave mujore që ata kanë pasur deri në datën 31.12.2025:
Shtesën maksimale prej 1,800 lekë/muaj e përfitojnë të gjithë pensionistët që kanë të ardhura mujore deri në 40,000 lekë.
Këtu përfshihen pensionet e pleqërisë të plota (urbane), minatorët, punonjësit e naftës, gazit dhe metalurgjisë.
Shtesën prej 1,000 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 18,000 lekë.
Këtu përfshihen pensionet e ish-kooperativave bujqësore dhe pensionet rurale (të fshatit).
Shtesën 800 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 22,000 lekë.
Në këtë grup përfshihen pensionet e pjesshme (urbane), pensionet sociale dhe ata që nuk kanë plotësuar vitet e sigurimit.
Shtesën 700 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 18,000 lekë, ku janë përfituesit e pensionit familjar, përfshirë familjet e pilotëve.
Ndërsa shtesën 600 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 30,000 lekë.
Këtu përfshihen të gjitha kategoritë e pensioneve të invaliditetit.
Kush përfiton tjetër?
Një pikë e rëndësishme e vendimit është se ky kompensim nuk prek vetëm pensionistët aktualë. Përfitojnë edhe personat që do të dalin në pension gjatë vitit 2026, me kusht që të ardhurat e tyre të mos kalojnë tavanet e përcaktuara më sipër. Megjithatë, ata që fitojnë të drejtën e pensionit pas datës 1 janar 2027, nuk do të jenë subjekt i këtij vendimi.
Vendimi saktëson gjithashtu se këto kompensime nuk do të preken (nuk do të ulen apo ndryshojnë) në rastet kur qeveria miraton indeksime të tjera të pensioneve në të ardhmen.
Zbatimi i këtij vendimi do të kryhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) dhe pagesat do të shpërndahen përmes Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë.
Albania
Qeveria nderon legjendat, 13 figura të shquara të artit dhe sportit përfitojnë pension të posaçëm
Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për të vlerësuar financiarisht dhe moralisht disa nga emrat më të spikatur të jetës publike në Shqipëri, të cilët kanë lënë gjurmë ndër vite në fushat e artit, kulturës dhe sportit.
Sipas vendimit të fundit të qeverisë, 13 personalitete do të përfitojnë “shtesë pensioni të posaçëm shtetëror”.
Masa e kësaj shtese është përcaktuar të jetë sa dhjetëfishi i pensionit social, një vlerësim maksimal që u bëhet këtyre figurave për kontributin e dhënë.
Në listën e miratuar spikasin emra të mëdhenj të humorit dhe teatrit si Agim Bajko dhe Aishe Stari, apo legjenda të futbollit shqiptar si Agustin Kola i Tiranës dhe Vasillaq Zëri i Flamurtarit.
Lista e plotë e përfituesve:
Agim Bajko – Aktor i njohur i humorit dhe satirës.
Agustin Kola – Ish-futbollist dhe trajner i shquar, ikonë e KF Tiranës.
Aishe Stari – Aktore e njohur, veçanërisht për kontributin në estradën e Durrësit.
Vasillaq Ruci – Legjenda e futbollit vlonjat dhe atij kombëtar.
Nikolin Gurakuqi – Regjisor i njohur operistik.
Shegushe Bebeti – Regjisore dhe figurë e rëndësishme e teatrit të kukullave.
Edera Alibegaj – Ish-basketbolliste e shquar.
Virxhil Karaja – Figurë e njohur e sportit.
Kujtim Vorpsi – Mjeshtër i imazhit/kinematografisë.
Kostandin Shkurti
Kostandin Kamberi- Aktor i njohur i humorit në estradën e Tiranës
Leonard Toska- Peshëngritës
Rapo Tao- Figurë legjendare e futbollit vlonjat
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe është pjesë e përpjekjeve shtetërore për të garantuar një trajtim dinjitoz për ata që kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë në skena dhe stadiume.
Albania
Adriatik Lapaj: Vitin e Ri do e hamë në shesh te Kryeministria
Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, thotë se protesta e tij dhe mbështetësve të tij te Kryeministria, do të vazhdojë edhe në natën e ndërrimit të viteve.
“Krishtlindjet i hëngrëm këtu. Nesër Vitin e Ri, besoj, të jemi mirë me shëndet, do ta konsumojmë këtu dhe unë them që do jemi këtu gjatë dhe do rezistojmë për të dhënë një model proteste qëndrese”, tha Lapaj për A2 CNN.
Sipas tij, ky model do të bindë njerëzit të shtohen edhe më shumë në shesh, pas Vitit të Ri.
“Ata që thoshin “Ku janë numrat?”, ditën e shtunë besoj e morë një mesazh të qartë. Nuk ishin jashtëzakonisht shumë, po ishin shumë në raport me atë që nisi. Të mbledhësh sot 2000 qytetarë të lirë pa i detyruar, pa i marrë me kërcënim, pa i marrë me para, pa u ofruar vende pune dhe t’u ngjallësh shpresën, është një fillim i mirë dhe unë mendoj që ditën e diel do jemi shumë dhe mendoj që kjo që ka nisur do të përkthehet në një reagim të madh popullor në vazhdim përballë këtij regjimi hajdutësh me në krye Edi Ramën”,- është shprehur Lapaj.
-
UK2 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
Albania2 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
UK17 hours agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
-
Albania18 hours agoIronia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …
