Parlamenti shqiptar do të mblidhet sot ku në rend të ditës janë të përfshira 9 projektligje si dhe projektvendimi “Për zgjatjen e afatit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore”.
Ashtu si edhe në seancën e javës së kaluara, për shkak të rrethanave të veçanta të zhvillimit seancës, në zbatim të masave për ruajtjen e distancës, galeria dhe llozhat do të jenë të zëna nga deputetë, për shkak të pandemisë COVID-19.
Rendi i ditës i punimeve të seancës plenare:
Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 16.04.2020
Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim
Projektvendim “Për zgjatjen e afatit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore”
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9870, datë 4.2.2008, “Për standardizimin”, të ndryshuar
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9587, datë 20.7.2006, “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, të ndryshuar
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë 31.5.2012, “Për peshkimin” të ndryshuar
Projektligj “Për aktivitetet e turizmit detar”
Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e konektivitetit të rrugëve rajonale dhe lokale në Shqipëri”
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, dhe të protokollit zbatues në lidhje me asistencën financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë”
Projektligji “Për ratifikimin e protokollit 6 shtesë të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Evropës Qendrore”
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes për një hua shtesë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe fondit të Kuvajtit për zhvillimin ekonomik arab për financimin e projektit të rehabilitimit të rrugës së lumit të Vlorës”
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet, Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Francës, në lidhje me themelimin dhe ushtrimin e aktivitetit të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, të PROPARCO dhe të EXPERTISE FRANCE në Shqipëri”.