Kuvendi voton dy ministrat e rinj shqiptar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kuvendi i mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme, ndryshe nga parashikimi për në 18 Janar, votoi emërimet e dy ministrave të rinj, Olta Xhaçkës në krye të diplomacisë shqiptare dhe Niko Peleshit në krye të Mbrojtjes.

Disa prej deputetëve të opozitës kërkuan fjalën në nisje të seancës, por kryetari i Kuvendit Ruçi ua preu shkurt, duke deklaruar se nuk ka diskutime, por vetëm votim për ministrat e rinj. “Nuk ka diskutim, vetëm votim” tha ai.

Në Kuvend u votuan 4 dekrete, dy për shkarkimet, Edi Rama si ministër i Jashtëm dhe Olta Xhaçka si ministre e Mbrojtjes dhe dy emërimet, Olta Xhaçka te Ministria e Jashtme dhe Niko Peleshi te Mbrojtja.

Votimet në Kuvend:
Edi Rama shkarkohet si ministër i Jashtëm me 95 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim
Olta Xhaçka shkarkohet si ministre e Mbrojtjes 95 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim

Olta Xhaçka votohet si ministre e Jashtme me 94 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim
Niko Peleshi votohet si ministër i Mbrojtjes me 94 vota pro, 3 kundër dhe 3 abstenim

Ndryshimet u firmosën nga kryeministri Rama në 29 dhjetor dhe Presidenti Meta i dekretoi ministrat e rinj dy ditë më pas. Por këto nuk ishin të vetmet.

Në fund të vitit që u mbyll Edi Rama zëvendësoi Sandër Lleshajn me Bledi Çuçin, lëvizje që erdhi pas protestave për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie, ndërsa te Ministria e Bujqësisë dërgoi Milva Ekonomin.

Share This Article