Ky është boksieri që i kërkon meç Markut: S’më intereson ku, në Tiranë apo Angli

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Boksieri irlandez, TyroneMcKenna ka kohë që po kërkon të ndeshet me kampionin shqiptar, Florian Marku.

Florian Marku para pak ditësh ka arritur të fitojë me pikë ndeshjen ndaj Miguel Parras në “Air Albania”. 29-vjecari fitoi titullin WBC Silver në peshën e lehtë përballë meksikanit.

Pas kësaj fitore, Marku ka shkruar në Twitter:

Me kë dëshironi të luftoj tani në Angli?

Në postimin e Markut ka komentuar boksieri TyroneMcKenna, i cili thotë:

“E di përgjigjen time, s’ka rëndësi në vendlindjen time, tënden, apo në Angli”.

Mbetet të shihet nëse Marku e pranon ofertën e irlandezit në të ardhmen.

Share This Article