Ky është drejtori i ri i Policisë së Shtetit në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Brendshëm, Beldi Çuçi tha se Muhamet Rrumbullaku emërohet Drejtor i Policisë së Shtetit. Zoti Rrumbullaku mbante deri para pak ditësh postin e drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Policisë.

Rrumbullaku, një polic karriere, u emërua në krye të AMP (në atë të quajtur SHÇBA) pas një urdhri të Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Në nëntor të vitit 2020, Rrumbullaku kaloi me sukses vetingun në Polici.

Një foto e tij ku shfaqej në krah të Arben Frrokut, të dënuar për vrasjen e kryekomisarit Dirtan Lamaj në vitin 2013 ngriti dyshime për pastërtinë e figurës, por pas deklarimeve të Rrumbullakut, komisioni i vlerësimit doli në përfundimin se foto ishte rastësore dhe nuk mund të quhej si kontakt i papërshtatshëm.

Share This Article