Ky është “ferri” i 22-vjeçares shqiptare në Volos! Flasin fqinjët: Nuk e kishim parë kurrë vajzën të dilte nga shtëpia

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mediat greke publikojnë pamjet nga “ferri” i 22-vjeçares dhe fëmijës së saj 2 vjeçe, në Volos. Në këtë banesë në Alykes, 22-vjeçarja u torturua për dy vite të tëra nga bashkëshorti i saj 28-vjeçar, i cili u arrestua.

TheNewspaper.gr duke transmetuar edhe dëshmitë e fqinjëve të çiftit me origjinë shqiptare.

Shihni foton nga shtëpia e ‘ferrit’

Nuk e kemi parë gruan. E dinim që këtu jeton një çift shqiptar, por kjo vajzë nuk e kishim parë kurrë. Të gjithë pyesnim se çfarë po ndodh brenda asaj shtëpie, por nuk mund të bënim asgjë. Nuk e dinim se çfarë po ndodh”, thotë një grua.

Ajo ishte e veshur nga lart poshtë, si me kapuç.

Një fqinj tjetër rrëfen: “E kam parë shumë rrallë. Ajo doli vetëm deri në kopsht. Dy ose tre herë gjatë viteve. Jo më. Dhe më bëri përshtypje sepse ajo ishte e veshur nga lart poshtë. Si me kapuç. Nuk e pashë kurrë jashtë oborrit të shtëpisë duke lëvizur duke bërë pazar. Dhe as që e kisha parë kurrë fëmijën”.

Gruaja 22-vjeçare erdhi në Volos në vitin 2021 pas martesës me bashkatdhetarin e saj 28-vjeçar, një burrë mizor që nuk e la kurrë të mësonte greqisht, sepse nuk e lejoi kurrë kontaktin e saj me asnjë njeri

E ka rrahur sepse nuk donte vajzë

Tregues i egërsisë së 28-vjeçarit është informacioni që përcjell gegonota.news se ai kishte rrahur 22-vjeçaren dhe kur u bë e ditur gjinia e fëmijës së tyre për shkak ai nuk donte vajzë!

Kur lindi fëmija, nëna dhe foshnja jetuan për pesë muaj me grila të mbyllura dhe pa rrezet e diellit. Rrahjet ishin të përditshme dhe 28-vjeçari nuk e lejonte nënën të shkonte te mjeku për vaksinimin e fëmijës dhe as të thërriste mjekun në shtëpi.

Fillimi i fundit për aventurën e paimagjinueshme të 22-vjeçares ka ardhur mbrëmjen e së enjtes kur lagjia është mobilizuar pasi 22-vjeçari ka bërtitur pas një rrahjeje tjetër.

Kush është ai…

Mediat shqiptare kanë publikuar detajet e 28-vjeçarit shqiptar që po torturonte bashkëshorten e tij 22-vjeçare në Volos. Sipas mediave shqiptare bëhet fjalë për A.K.

28-vjeçari është dërguar dje në hetuesi dhe i është kërkuar afat për ditën e martë, ndërsa nëna dhe fëmija janë nën mbrojtje me urdhër të prokurorit. Në daljen e tij para organeve të akuzës, autori ka mbetur pa fjalë dhe duket se nuk ka kuptuar as seriozitetin e ngjarjeve, as rëndësinë e referimit para drejtësisë për krime.

Share This Article