Presidenti i UFC-së, Dana White ka konfirmuar se ishulli Yas në Abu Dhabi është lokacion i projektit të tij ambicioz, “Ishulli i Luftërave”, dhe se ngjarjet do të mbahen prej korrikut.
Në një intervistë të martën, White ka dhënë më shumë detaje për ishullin, pasi kishte raportime të shumta për të së fundi.
Ideja e White për të organizuar ngjarjet e UFC-së në një vend të izoluar është përfolur gjatë dy muajve të fundit. Ai ka qenë i vendosur të organizojë ngjarjet e UFC-së, serisë më të madhe të Arteve Marciale të Përziera, me gjithë pengesat në udhëtim.
“Tashmë është zbuluar. Është ishulli Yas në Abu Dhabi”, ka thënë White për faqen zyrtare të UFC-së në “Facebook”.
Katër ngjarje pritet të mbahen në Ishullin e Luftërave muajin e kaluar. Ngjarja e parë do të mbahet më 11 korrik.
White ka konfirmuar që kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe ka krijuar një zonë sigurie në ishull në përpjekje për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së koronavirusit.
“Po, është një kafaz në plazh”, ka pranuar White.