Pamjet që thuhet se janë xhiruar në qytetin e Balakliya pranë Kharkiv tregojnë banorët që mirëpresin ushtarët pas rimarrjes së qytetit nga forcat ukrainase.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Balakliya shtrihet rreth 70 kilometra në juglindje të qytetit Kharkiv, në qendër të territorit në të cilin Ukraina ka nisur një kundërofensivë të madhe.
Një video e publikuar në Twitter nga gazetarja ukraianse Nataliya Gumenyuk tregon burra dhe gra që dalin nga një ndërtesë për të përqafuar ushtarët derisa mbërrijnë. Disa nga njerëzit mund të shihen duke qarë.
Një tjetër tregon dy gra që përqafojnë ushtarët dhe bëjnë foto me ushtarët e mbledhur në një shesh.