Ky është personi që pritet ta zëvendësojë Grenell pasi Biden u zgjodh president i SHBA-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pasi Joe Biden u zgjodh president i SHBA’ve, u përcaktua edhe kush do jetë personi që do e zëvendësoj Richard Grenell që ishte udhëheqës i Këshillit Nacional të Sigurisë.

Jeffrey Prescott, pritet të vijë në ketë pozitë pasi që Biden të inaugurohet zyrtarisht si president i SHBA’ve.

Ai ka 45 vjet dhe ka qenë edhe më herët bashkëpunëtor i presidentit të zgjedhur Biden dhe ish-presidentit Obama.

Jeffrey Prescott është bashkëpunëtor i vjetër në Qendrën Penn Biden për Diplomaci dhe Angazhim Global dhe drejtori ekzekutiv i Veprimit të Sigurisë Kombëtare, shkruan Metro.

Ai shërbeu si ndihmës special i presidentit dhe drejtorit të lartë për Iranin, Irakun, Sirinë dhe vendet e Gjirit Persik në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Presidentit Barak Obama dhe si zëvendës këshilltar i sigurimit kombëtar të Zëvendës Presidentit Joe Biden.

Share This Article