Ky është personi që u arrestua për 39 të vdekurit në Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kjo është fotoja e parë e shoferit të maunes që është arrestuar nga policia britanike si i dyshuar për vrasje, pasi në karrocerinë e automjetit të tij u gjetën 39 kufoma.

Mo Robinson është një 25-vjeçar nga Irlanda e Veriut, që dyshohet se e ka futur maunen në Britaninë e Madhe nëpërmjet Holihedit, në veri të Uellsit, që është një nga portet kryesore.

Udhëtimi kishte nisur që nga Bullgaria, dhe të 39 viktimat, të cilët ende nuk janë identifikuar, mendohet të jenë emigrantë. 38 prej tyre ishin të rritur dhe njëri ishte adoleshent.

Mjeti ku kanë hyrë është me sistem frigoriferi, ndaj frika është se mos të kenë vdekur nga i ftohti dhe asfiksia (mungesa e oksigjenit)./Express/

Share This Article