Ky është shqiptari nga Maqedonia që do kryente sulmin terrorist në koncertin e Taylor Swift

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I identifikuar si Beran A., personi me hanxharë në duar, që shihni në foton e mësipërme, është i dyshuari kryesor për sulmin terrorist që do të kryhej në koncertin e Taylor Swift në Vjenë.

19-vjeçari me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, tashmë i arrestuar, kohët e fundit kishte ndryshuar rrënjësisht pamjen e tij dhe dukej si një terrorist i ISIS, sipas fqinjëve.

I riu ishte mbështetës i organizatës terroriste islamike. Ai jetonte në një shtëpi të sapondërtuar në Ternitz, në jug të Vjenës, ku kaloi edhe fëmijërinë pasi prindërit u zhvendosën aty nga Maqedonia e Veriut.

Berani së bashku me një 17 vjeçar që ka përfunduar po ashtu në pranga kishin planifikuar që të kryenin një sulm terrorist në koncertet tashmë të anuluara të Taylor Swift në Vjenë, ku planifikonin të përdornin thika ose eksplozivë të bërë vetë për të vrarë sa më shumë njerëz.

Kreu i Drejtorisë së Sigurimit Shtetëror dhe Inteligjencës, Omar Haijawi-Pirchner tha për mediat se 19-vjeçari synonte “të vriste veten dhe një turmë të madhe njerëzish në koncertin” që do të realizohej në stadiumin Ernst Happel.

Share This Article