Ky është vendi që po përzë 100 mijë majmunë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet e Sri Lankës kanë njoftuar se do të eksportojnë më 100,000 majmunë në Kinë. Ministri i Bujqësisë së Sri Lankës, Mahinda Amaraweera, njoftoi se majmunë endemikë do të zhvendoseshin.

Megjithatë, ministri i Bujqësisë i Sri Lankës deklaroi se vendi nuk mund të përballojë më të ushqejë tre milionë majmunë, të cilët ai pretendoi se po dëmtonin të korrat dhe përbënin një kërcënim për një vend që tashmë po përballet me një krizë ekonomike dhe inflacion deri në 50% në 2022.

“Majmunët tokue janë më kryesorët ndër kafshët që shkaktojnë dëme në të korrat në këtë vend. Të gjitha përpjekjet e bëra nga qeveria deri më tani për të zvogëluar popullsinë e saj kanë dështuar”, tha ministri Amaraweera, shkruan KosovaPress.

Majmunët pritet të dërgohen në një firmë kineze, Zhejiang Animal Breeding Co.

Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës i konsideroi majmunët tokue të rrezikuar, që së shpejti mund të zhduken.

Aktivistët e të drejtave të kafshëve janë kundër lëvizjes për të eksportuar majmunët, duke pretenduar se firma kineze do të importonte kaq shumë majmunë vetëm për eksperimente laboratorike.

Share This Article