Ky ilaç ul vdekjet nga COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ilaç i përdorur për të trajtuar artritin reumatoid mund të ndihmojë në parandalimin e një në 25 vdekjeve midis pacientëve të pranuar në spital me Covid-19, ka gjetur një provë e re shkencore.

Ilaçi, Tocilizumab, gjithashtu mund të zvogëlojë nevojën që pacientët të vendosen në një ventilator në kujdesin intensiv.

Siç shkruan The Independent, studiuesit nga prova mbarëkombëtare, thanë kur ‘tocilizumab u dha së bashku me steroide dexamethasone’, ajo uli rrezikun absolut të vdekshmërisë me katër pikë përqindjeje.

Ilaçi ishte duke u përdorur tashmë nga spitalet për të trajtuar disa pacientë me koronavirus pasi rezultatet e hershme muajin e kaluar treguan se uli rrezikun e vdekjes.

Share This Article