Ky njeri mund të jetë ‘trilioneri’ i parë në botë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Elon Musk, personi më i pasur në botë, me një pasuri të vlerësuar prej 241 miliardë dollarësh, mund të bëhet trilioneri i parë, sipas parashikimit të një banke investimesh.

Analistët në Morgan Stanley parashikuan se Musk, i cili ka bërë pjesën më të madhe të pasurisë së tij nga kompania e makinave elektrike Tesla, mund të fitojë shumë më tepër para nga biznesi i tij i ri i eksplorimit hapësinor SpaceX.

Analisti Adam Jones tha se kompania, e themeluar në 2002, “po sfidonte çdo ide të paramenduar për atë që ishte e mundur dhe afatin kohor të mundshëm, sa i përket raketave, automjeteve të lëshimit dhe infrastrukturës mbështetëse.

Ai shtoi: “Janë të shumtë analistët dhe klientët që thonë se nëse Musk do bëhej trilioner, nuk do ishte për shkak të Tesla-s, por për shkak të SpaceX, e cila mund të jetë kompania më e vlerësuar në botë – në çdo industri”.

Jones tha se raketat e ripërdorshme të Starship të SpaceX që mund të çonin njerëz dhe ngarkesa në Hënë dhe Mars kishin potencialin për të transformuar pritshmëritë e investitorëve rreth industrisë së hapësirës.

Një nga kolegët e tij thoshte: “Të flasësh për hapësirën para Starship është si të flasësh për internetin para Google”.

Share This Article