Bolivia ka marrë vendim që procesi mësimor të anulohet për tërë vitin kalendarik për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Kështu, rreth dy milionë nxënës në vendin e Amerikës Jugore nuk do të kenë mësim as në shkollë, as përmes internetit, së paku deri në janarin e vitit 2021, shkruan CNN.
“Viti shkollor është anuluar për shkak se shumica e zonave rurale nuk kanë internet”, tha Yerko Nunez, ministër i Presidencës.
“Fëmijët nuk kanë internet. Sistemi i fibrave optikë për fat të keq mbulon vetëm qytetet”, shtoi ai.
Organizata UNICEF ka raportuar se vetëm 40 për qind e nxënësve në Bolivi kanë mundësi ta ndjekin mësimin përmes internetit, por përderisa shtetet e tjera gjendje zgjidhje kretive, disa po mendojnë se Bolivia është dorëzuar shumë lehtë.
Shumë shtetet në mbarë botën e kanë ndërprerë procesin mësimor në shkolla që nga muaji mars për shkak të rrezikut nga pandemia. Vendet tash janë në mëdyshje sa i përket rihapjes së shkollave për vitin e ri shkollor që po afrohet.