Ky shtet po përballet me rritjen më të madhe të rasteve me COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Irani po përballet me rritjen më të rëndë të koronavirusit deri më tani.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar më shumë infeksione dhe vdekje se çdo ditë tjetër që nga fillimi i pandemisë.

Autoritetet shëndetësore regjistruan mbi 39 mijë e 600 raste të reja dhe 542 vdekje nga COVID-19.

Ky numër i vdekjeve shënon rekordin më të madh që nga nëntori i kaluar, duke sinjalizuar kështu se gjendja me virusin ka të ngjarë që të përkeqësohet, shkruan AP.

Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 ka bërë që numri i përgjithshëm i të infektuarve në Iran të shkoj në mbi 4.1 milionë, ndërkaq ai i vdekjeve në mbi 94 mijë.

Rastet e reja që kanë ardhur pas përhapjes së variantit Delta, janë mbingarkuar spitalet me pacientë të shumtë.

Në Iran nuk ka pasur asnjëherë më shumë pacientë me COVID-19 në gjendje kritike.

Share This Article