Kylie ‘kryqëzohet’ në rrjet, për shkak të luftës palestino-izraelite

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trazirat mes dy vendeve Palestinë-Izrael kanë pushtuar faqet e para të gazetave të njohura ndërkombëtare dhe ‘lufta’, kështu është cilësuar zyrtarisht nga pala izraelite, është bërë jehonë në mediat prestigjoze, ku deri më tani janë raportuar mijëra të vdekur e të plagosur.

Sakaq nuk kanë munguar as reagimet e personazheve publikë, të cilët nuk kanë ngurruar të shprehin qëndrimin e tyre për situatën e tensionuar mes dy vendeve.

Edhe pse e papritur, një reagim ka ardhur edhe nga milionerja Kylie Jenner e cila publikoi një fotografi të flamurit izraelit në rrjetet sociale dhe e fshiu atë pasi mori shumë reagime.

“Tani dhe gjithmonë ne qëndrojmë me popullin e Izraelit. Shpërndajeni nëse e mbështesni popullin izraelit që po përballet me një nga situatat më të tmerrshme”, thuhet përshkrimin e fotografisë së saj.

Pas një ore ajo e fshiu foton nga Instagrami dhe reagimet sigurisht kanë vazhduar të shpërndahen në Twitter dhe rrjete të tjera sociale.

“Ju lutemi të gjithë ta raportoni Kyle”, “Ajo nuk e ka idenë se çfarë po ndodh mes Izraelit dhe Palestinës”, “Ajo në fakt bëri gjënë më të keqe duke fshirë foton. Kjo tregon se nuk i intereson shumë askujt dhe e bëri këtë vetëm për të nxisin reagime”, janë disa nga komentet.

Ata gjithashtu e kritikuan atë për lëndimin e shoqes së saj, modeles Bella Hadid, e cila është me origjinë palestineze.

“Është e mahnitshme për mua që ajo mbështet Izraelin pavarësisht se shoqja e saj më e mirë është palestineze”, “A e dëgjojnë njëri-tjetrin të famshmit? Për shembull, kur Bella flet për Palestinën, a e kupton Kylie çfarë thotë?”, ishin disa prej komenteve më të spikatura nga fansat.

Share This Article