“La 15 mijë euro në bixhoz, u kthye me armë”- Si shqiptari vrau serbin në Gjermani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazeta gjermane Bild, ka zbuluar detaje nga vrasja e 32-vjeçarit serb Aleksandër Stefanoviç, i cili u ekzekutua në Dyseldorf të Gjermanisë nga një 52-vjeçar me origjinë nga Kosova.

Autori Rrustem Llapi, është lënë në masën e sigurisë “Arrest me burg” sipas një vendimi të gjykatës gjermane.

Sipas medias gjermane, dyshimet e para janë që konflikti ka ndodhur si pasojë e një borxhi prej 15 mijë eurosh.

Llapi dyshohet s eka humbur një shumë prej 15 mijë eurosh në bixhoz dhe është rikthyer në restorantin e 32-vjeçarit serb i armatosur.

“A ka vdekur reperi gangster dhe pronari i lokalit Aleksandar M. për 15 mijë euro? Ai u qëllua katër herë të dielën mbrëma nga vrasësi i dyshuar me tuta të kuqe në Dyseldorf”, shkruan tabloidi gjerman.

Sipas dëshmive, në ambientet e jashtme të lokalit ka pasur një përplasje mes 52-vjeçarit shqiptar dhe pronarit serb.

Më pas debati ka vazhduar në një konfrontim me armë, ku shqiptari e ka qëlluar disa herë duke e lënë të vdekur në vend.

Share This Article