La Liga/ Atletico Madrid ‘stërvitet’ me Valladolidin dhe i afrohet Barcelonës

albnews
By
1 Min Read

Vjen fitorja e katërt radhazi për Atleticon e Madridit në La Liga, triumf që e çon skuadrën e Diego Simeones në vendin e dytë me vetëm dy pikë më pas se Barcelona.

 ‘Los Colchoneros’ iu imponuan 0-5 Valladolidit, duke e dominuar takimin që në minutat e parë.

Tre nga katër golat e skuadrës madrilene u shënuan në pjesën e parë dhe autorë ishin Lenglet, Alvarez dhe de Paul.

Në pjesën e dytë Atletico e uli pak ritmin, por, gjithsesi, e realizoi edhe golin e katërt me Griezmann dhe të pestin me Sorloth.

Share This Article