La Liga, pesë lojtarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pesë lojtarë në dy rangjet e para të futbollit të Spanjës kanë dal pozitiv me koronavirus që kur klubet kanë nisur të testojnë lojtarët dhe anëtarët e stafit nga java e kaluara, ka thënë La Liga në një komunikatë të dielën. Të pesë janë pa simptome.

La Liga ka treguar se lojtarët janë izoluar në shtëpi ku do të vazhdojnë stërvitjet individuale para se të testohen sërish në ditët e ardhshme, për të parë nëse mund të kthehen në fusha stërvitore të klubeve.

Shumica e klubeve, përfshirë edhe kampionia Barcelona i janë kthyer stërvitjes individuale, si pjesë e fazës së dytë në protokollin prej katër fazave të La Ligas për vazhdimin e garave që janë pezulluar nga marsi shkaku i pandemisë.

Real Madridi do t’i kthehet stërvitjeve për herë të parë në dy muaj të hënën, ndërsa La Liga ka thënë se shpreson që të rifillojnë ndeshjet pa shikues në qershor.

Share This Article