La muzikën për t’iu përkushtuar fesë islame, Fero ndalon makinën në mes të rrugës dhe fal namazin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fero ka qenë shumë i përfolur javëve të fundit në media.Kjo pasi reperi i njohur shqiptar deklaroi se po largohet nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame, me synimin që tani e tutje të jetë një mysliman i devotshëm.

E duket se këtij qëllimi, reperi po ia arrin mjaft mirë, pasi tashmë ka filluar t’i përkushtohet seriozisht riteve fetare.

Së fundmi, ai ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram një fotografi, ku shihet duke falur namaz në mes të rrugës.

Fotografia e shfaq atë duke kryer ritualin e faljes në autostradë, ndërkohë që e ka ndaluar makinën e tij luksoze të tipit BMW në rrugë.
Ai që drejton në punë të mira është si ai që i kryen ato″, shkroi Fero në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Ky ndryshim drastik i reperit vjen pas një sërë ngjarjesh në jetën e tij private, si akuzat për dhunë në familje nga gruaja e tij dhe arrestimit nga policia.

Share This Article