Pas përhapjes së lajmit se është larguar nga Partia e Lirisë për t’u bërë pjesë e Partisë Socialiste, deptueti i Shkodrës Agron Çela është fotografuar krah socialistëve.
Çela shihet në një selfie të shkrepur nga Elisa Spiropali, e cila është drejtuese politike e Partisë Socialiste për Shkodrën. Në selfien e shkrepur nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin shihet edhe Benet Beci.
Burime të zyrtarëve drejtuese te dy partive (PS-PL) konfirmuan më herët gjatë ditës së sotme se Çela ka kaluar me PS-në dhe pritet te prezantohet ne ditët e para te janarit.
I kontaktuar nga A2 CNN, Çela u shpreh se ka dhënë dorëheqjen nga PL por pas Vitit të Ri do të vendosë se me cilën parti do të bashkohet. Megjithatë, fotoja e publikuar i pohon zërat për kalimin në PS.
Zëra për një largim të mundshëm të Çelës nga Partia e Lirisë (atëherë LSI) ka pasur që në janar të vitit 2021, por u hodhën poshtë nga vetë deputeti.