La profesionin e financieres për të krijuar fermën e saj

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prej 3 vitesh në fermë duke lenë profesionin e financieres.

Është kjo historia e nënës 34-vjeçare nga Preza, e cila tanimë ka ngritur serrën e saj duke kultivuar mjedrën, manaferrën e butë. Për të, çdo ditë 8 marsi është një ditë e zakonshme pune.

8 marsi nuk është vetëm dita  e grave të sukssesshme, të famshme, apo atyre që jetojnë në zonat urbane. Histori mjaft mbresëlënëse vijnë edhe nga zonat rurale, si ajo e Manjola Hafizi nga Fushë Preza. Pasioni për bujqësinë e shkëputi 34 vjeçaren nga diploma e financieres.

Manjola Hafizi: Të gjithë mendonin, je shumë mirë punën që ke, ça do ti që do lëvizësh nga banka, je shumë rehat, pse e merr detin me këmbë. Por me shumë këmbëngulje e bëra.

Manjola rikthehet 3 vite pas në kohë, atëherë kur vendosi të hiqte dorë nga puna në profesionin e saj për të ndërmarrë nismën e të qenit fermere, duke mbjellë mjedrën në serrat e saj.

Manjola Hafizi: Kam punuar për një kohë të gjatë në institucion financiar, më pas kisha nevojë që të dilja në natyrë, mos isha e mbyllur. Nuk e dija ça ishte, e dija që futej tek frytat e pyllit, por doli që më pëlqeu dhe vendosa ta kultivoj.

Kjo bimë, që njihet ndryshe si manaferra e butë, mjaft e kërkuar nga hollandezët, i shtoi kuriozitetin Manjolës së pari nga interneti. Iniciativa e nënës me 3 fëmijë u bë një vendim i pakthyeshëm. Ajo investoi kohë dhe para për të ndërtuar 7 dynym serra.

Manjola Hafizi: U mboll fidani dhe në fund të vitit u mbulua i gjithë territori me serrë. Ishte shumë e mundimshme, sidomos dokumentacioni ishte shumë i lodhshëm.

Serrat janë tanimë puna e vetme e Manjolës për të cilën i duhet të sakrifikojë çdo orë të ditës. Për të 8 marsi është një ditë e zakonshme pune.

Manjola Hafizi: Zgjohem në orën 6, bëj gati fëmijët, një për shkollë, dy për kopësht dhe pastaj vij te puna. Në 8, 8 e 30 jam këtu.

Manjola nuk harron as të japë një urim për gjithë gratë, por mbi të gjitha një mesazh shumë të çmuar.

Manjola Hafizi: Të mos demoralizohen, të vazhdojnë ëndrrën e tyre. Nuk është vonë për të ndjekur ëndrrën tënde./Ora News/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply