ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video) 1 hour ago
Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit. 1 hour ago
Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik (video) 1 hour ago
Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush 2 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

La Repubblica/100 ditët që tronditën botën

albnews by albnews
10 April, 2020
in Bota
0
La Repubblica/100 ditët që tronditën botën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

1 janar 2020. Ndërkohë që i gjithë planeti, pa e patur haberin për atë që e pret, feston vitin e ri, në Wuhan të Kinës janë duke filluar njëqind ditët që tronditën botën: në prag të Vitit të Ri, autoritetet kineze informojnë OBSH se në atë qytet ka raste polmoniti, me origjinë të panjohur.

Në atë moment, jeta jonë ndryshun siç nuk do ta kishim imagjinuar kurrë. Sot, në ditën e 100 të emergjencës, numërojmë një milion e gjysmë të infektuar, 90 mijë të vdekur dhe gjysmën e popullsisë së botës të mbyllur në shtëpi.

RelatedPosts

Debati për dëbimet nga Gjermania, Merz: Lufta në Siri ka mbaruar, nuk ka asnjë arsye për azil

Video/ Aksidenti tragjik ajror në Kentucky, publikohen pamjet kur avioni rrëzohet dhe përfshihet nga flakët, shkon në 7 numri i viktimave

BE propozon një “periudhë prove” për anëtarët e rinj nga Ballkani, Marta Kos: Nuk dua të shihem si komisionerja që solli kalin e Trojës

Kur pamë fotografitë e para “ekzotike” të kinezëve me maska, menduam: nuk do të vijë kurrë tek ne. Sot shkojmë në supermarket të mbrojtur si në një superluftë bakteriologjike, dhe pothuaj nuk na bën më përshtypje. Tani edhe takimi me bërryla, një alternativë e parë kjo ndaj shtrëngimit të duarve dhe përqafimit, është shndërruar me shpejtësi në tabu për shkak se shkel atë barrierë të padukshme që na rrethon në një perimetër prej një metër.

Rikthimi në normalitet është një mirazh i largët, të paktën aq i largët sa edhe një vaksinë efikase kundër koronavirusit, domethënë jo më herët se një vit. Në ndërkohë, na thonë ekspertët, duhet të heqim dorë nga vendet e populluar, stadiume, koncerte, kongrese, kinema. Do të rikthehemi të udhëtojmë, por do të duhet të shohim se si kompanitë ajrore dhe hekurudhore do ia dalin që të sigurojnë të ardhurat, duke garantuar distancat në bord (domethënë dy të tretat e pasagjerëve më pak). Smart working, videokonferencat dhe leksionet në distancë do të jenë normë.

Një tjetër botë, pas vetëm 100 ditëve. Kurrë në historinë e njerëzimit, një ndryshim kaq radikal nuk ka ardhur në mënyrë kaq të beftë. E dimë arsyen: Në të kaluarën, viruset udhëtonin me karvanë, anije apo maksimumi trena, sot udhëtojnë në klasin e biznesit. Brenda pak javësh, Covid19 nga Kina kërceu në Korenë e Jugut dhe më pas në Iran dhe në Evropë, deri sa mbërriti në Shtetet e Bashkuara, që sot janë vendi më i goditur me më shumë se 451 mijë të infektuar.

Kudo është përsëritur i njëjti mekanizëm: nënvlerësim i asaj që kishte ndodhur në vendet e prekura pak javë më herët, deklaratat e politikanëve se kishin situatën nën kontroll dhe në fund, një garë e ethshme drejt po atyre masave të emergjencës, që kishin adoptuar të tjerët. Pamjet e izolimit dhe spitaleve të ndërtuar brenda pak ditësh në Wuhan, u përsëritën pothuaj identike, kudo.

Por 100 ditët që tronditën botën patën një periudhë inkubimi më të gjatë se sa ajo e koronavirusit. Dekada të tëra gjatë të cilave qeniet njerëzore shkatërruan habitate dhe prishën ekuilibrat e natyrës, pa e vrarë mendjen për pasojat. Menjëherë pas alarmit zyrar kinez, në 1 janar 2020 u mbyll tregu i peshkut në Wuhan: është vendi që tregohet si pikënisja e epidemisë. Në javët që pasuan do të vinin konfirmime dhe përgënjeshtrime, por një gjë është e sigurt: koronavirusi kaloi nga një kafshë e egër, tek njeriu. Ishte parashikuar që mund të ndodhte, nga studiues dhe shkencëtarë si amerikani David Quammen i cili për kalimin e virusit nga një specie tek tjetra, kishte shkruar një bestseller ndërkombëtar në vitin 2012.

Këto 100 ditë që do të mbeten në histori mbyllen me kryeministrin britanik, Boris Johnson në terapi intensive. Sepse koronavirusi nuk bën dallime: godet të pushtetshmit dhe ata që nuk janë, mbi të gjitha nëse injorohen këshillat e dhëna nga ekspertët. Johnson, që mburrej se vazhdonte të shtrëngonte duar, e nxorri mësimin në kurriz të vet. Dy ditë më parë, në 8 prill, u rihap më në fund Wuhani, pas 76 ditësh bllokim. Na mëson që edhe mund të dilet. Me durim, metodikë dhe maturi, por dilet. / La Repubblica – Bota.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video)

Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video)

5 November, 2025
Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit.

Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit.

5 November, 2025
Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik  (video)

Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik (video)

5 November, 2025
Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush

Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush

5 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result