La Repubblica: Një imazh që shumë njerëz nuk do ta fshijnë nga sytë e tyre

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është publikuar pothuajse në të gjitha mediat italiane fotoja e mësipërme që përcjell një mesazh të rëndësishëm për vendasit.

Janë fotografuar përpara spitalit Mauritian në Torino një varg ambulancash, që të gjithë kolonë dhe me drita të ndezura.

“Një foto që të lë pa frymë, e destinuar të bëhet simbol dhe të mos shuhet nga sytë e shumë njerëzve”, shkruan La Reppublica.

Këto ambulanca ishin të angazhuara për transferimin e 10 pacientëve me Covid-19, të cilët janë dërguar nga spitali i Torinos në spitalin në Tortona, në zonën e Alessandria, i cili është vetëm për pacientët me Covid-19.

“Një imazh që shumë njerëz nuk do ta fshijnë nga sytë e tyre për muaj të tërë, si shenjë e ngarkesës së punës për të gjithë personelin shëndetësor, me ndërrime rraskapitëse dhe pritje pafund”, shkruan La Repubblica.

Share This Article